6.1 C
Pristina
Thursday, February 25, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Me 21 korrik të vitit 365 tërmeti i Kretës shkaktoi një cunami...

Me 21 korrik të vitit 365 tërmeti i Kretës shkaktoi një cunami që shkatërroi edhe qytetin e Aleksandrisë në Egjipt!

Shkruan: Jahja Drancolli

Një nga cunamët më shkatërrues në antikitet ndodhi në pjesën lindore të Detit Mesdhe më 21 korrik të vitit 365. Ky fenomen i rrallë për Mesdheun ishte pasojë e një tërmeti në ishullin e Kretës i vlerësuar me një magnitudë prej 8,0–8,5 ballë (bazuar në sondazhet gjeofizike moderne nga hulumtimet e detit Jon), që ishte mjaft i fuqishëm për të ngritur valë në pjesën perëndimore të ishullit deri në 10 metra lartësi (33 këmbë).

Tërmeti i shoqëruar me një cunami mori dhjetëra mijëra jetë dhe shkaktoi dëme të përhapura në të gjithë Mesdheun, që nga ishujt në Detin Egje deri në perëndim në bregdetin e Spanjës së sotme. Valët e cunamit kishin shtyrë anije mbi muret e portit dhe mbi çatitë e shtëpive në qytetin Aleksandria të Egjiptit, si dhe shkatërruan plantazhe të afërta duke i përmbytur ato me ujë të kripur.

Efektet shkatërruese të cunamit që goditi Aleksandrinë më 21 korrik 365, në mënyrë mbresëlënëse i ka dokumentuar edhe historiani i antikitetit, Ammianus Marcellinus (rreth 325-391). Në këtë kontekst ai kishte shkruar: “Pak para lindjes së diellit pati tërmet të tmerrshëm, të paraprirë nga rrufeja e vazhdueshme dhe e tërbuar. Deti u drejtua prapa [atëherë] valët […] u ngritën […] rrahën mbi ishujt dhe brigjet e gjera të kontinentit, duke rrafshuar qytetet dhe shtëpitë kudo ku i hasnin. […] anije me madhësi të madhe ishin ndjekur nga bregu i erës dhe u hodhën mbi majat e shtëpive […] dhe disa ishin bartur edhe dy milje në brendësi (të tokës) ”. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse maskat e fytyrës mund të zvogëlojnë ashpërsinë e Covid-19, zbulojnë studimet e fundit

Maskat e fytyrës zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit të ri dhe gjithashtu mund të zvogëlojnë ashpërsinë e Covid-19.Studimi i...

Si mësohej gjuha shqipe… nën fletoret e greqishtes

“Unë besoj në Zot, në Abetare dhe në Komb. Këto janë “Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë” – At Irakli Pylli

Cilat janë “ligjet absolute” të mbretëreshës Elisabetë?

Këto janë disa rregulla që familja mbretërore duhet t’i ndjekë me rreptësi dhe që asnjë prej anëtarëve të familjes, as nuk guxon...

Kjo është mënyra si radhit Instagram shikimet në Story

Shumë përdorues besojnë se aplikacioni tregon se kush i shikon më shumë profilet e tyre por kur  Instagram nisi Stories në 2016,...

Recent Comments