“Ç’t’i besh nuk është faji im qe zotat kanë folur shqip dhe ne sot trashëgojmë gjuhen e tyre. Nefilimet (ne+te paret) ata që zbriten nga planet tjeter kane folur gjuhen arkaike shqipe dhe ne sot kemi gjuhen e tyre. Nuk jemi në zota, por kemi nderin te kuptojme gjuhen e tyre. Pikërisht ne Kapadokia te Turqisë kane jetuar Hititët apo Nefilimet. ( nga Majlinda Cami ) “

E tërë sëra e “Kronikave të Tokës” bazohet në parimin se mitologjia është hambari i kujtimeve të lashta, se Bibla duhet lexuar fjalë për fjalë si dokument historiko-shkencor, dhe se qytetërimet e lashta ishin produkt i njohurive të sjella në Tokë nga Nefilimët – ata që Ranë dhe Anunnakit – të ardhurit nga Qielli në Tokë. (Planeti i 12-te, Zecharia Sitchin )

Nga këto që u thanë më lartë , duhet të arrijmë në  një përfundim ( jo të fundit ) se ne jemi të parët e këtyre anëve e edhe më gjerë. Nëse greku pa fije fytyre e bëri edhe krijuesin grek , nëse sllavët mundohen në çdo orë e minute të vjedhin  diçka nga historia e ynë e lashtë , nëse edhe  qarqet më të larta botërore të shkencës së historisë nga frika se historia duhej të shkruhet ndryshe , e heshtin për të vërtetën tonë , në nuk guxojmë të rrimë duarkryq . Faktet , gjurmët  nëntoka dhe fundi i ujërave flet shqip atëherë pa dro  duhet ta marrim të vërtetën në duar tona.
Kapo dokia ,Azia e Vogël , Dardanelet , hititët , frigjet ,lydianet dhe historia e fshehur. Por , jo !
Regjioni i Kapodokisë në Turqinë qendrore është vendi i një reliefi tokësor i cili është më spektakulari  në botë- lugina të thella  dhe kodra , bile edhe bjeshkë të larta të  shkrira ndër veti  në formimin  shkëmbor të shtëpive , kapela kishtare , varrezave dhe qyteteve krejtësisht nëntokësore të paluara në mënyrë harmonike  në reliefet massive. Po, aty gjëndet vendi i lashtë historik  ku janë ngritur dhe shkatërruar qytetet , perandoritë dhe religjionet nëpër parajsat nëntokësore të cilat në vete fshehin dhe ruajnë fshetësi tjera të pa njohura deri më tani . Sa keq që ne nuk jemi andej pari !
Shikoni, tunelimi nëntokësor  i kishte qëllimet e veta madhore. Pos tjerash , kur frigjët ( shek.12 paraKr ) u rriten dhe historia filloi të fletë frigjisht  ( dialekt i pellazgjishtes ) , hititet ( po ashtu pellazg , fshiheshin në këto tunele dhe qytete nëntokësore. Pra, besohet se Hititet mbroheshin nga Frigjet .
Historia duhet të ecën tutje , dhe qyteti i Kapodokisë ra në duart e frigjëve .Historianet e thonë  se frigjët i kishin arkitektët më të zot  dhe më të mirët të Kohes së Hekurit . Pra nësa ka diçka më special në atë qytet nëntokësor , 5000 vjeçar të vjetër , atëherë meritën e kanë Frigjët (This theory is reinforced by reputation: Phrygian architects are considered by archaeologists to be among the finest of the Iron Age, and known to have engaged in complex construction projects. )

“Për gati pesëdhjetë vjet kam studiuar historinë e Pellazgëve paraardhësin e ilirëve, thrakëve dhe shqiptarëve të sotëm. Për këtë temë gjithçka është thënë në dy librat e mi: 1.”Greqia /Mikeanët – Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004″ dhe 2. “Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, Tiranë, Plejad 2007” si dhe në tezën time të paraqitur në Universitetin e Sorbonës në Paris (më 3 janar 2012). Në qoftë se i keni lexuar këto vepra do t’i gjeni aty përgjigjet e pyetjeve tuaja. ( Mathieu Aref )
“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here