6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home KURIOZITETE A e dini simbolikën e kartëmonedhave shqiptare

A e dini simbolikën e kartëmonedhave shqiptare

Historia e monedhës kombëtare shqiptare nis në një kohë me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e konstituar më 2 shtator të vitit 1925. Banka u krijua me nënshkrimin e konventës përkatëse midis grupit financiar italian të kryesuar nga Mario Alberti dhe Qeverisë së Ahmet Zogut. Konventa përcaktonte ndër funksionet e këtij institucioni, përveç kreditimit, emetimin e kartëmonedhave me kurs ligjor për pagesat në Shqipëri si dhe emetimin e monedhave të arit dhe të metaleve të tjera, me të drejtë ekskluzive. Ky mund të quhet institucioni i parë emetues kombëtar i parasë, por historia e popullit tonë dëshmon prerjen e monedhave të para që në shekullin IV p.e.s., nga Dyrrahu (Durrësi) dhe Apollonia (Pojan pranë Fierit), qytete të Ilirisë.

Seria aktuale e kartëmonedhave përfshin këto periudha:

  • Kartëmonedha 2000 Lekë përfaqëson epokën ilire (portreti i Mbretit Ilir Gent).
  • Kartëmonedha 5000 Lekë përfaqëson periudhën e Skënderbeut (portreti i tij).
  • Kartëmonedha 1000 Lekë përfaqëson Mesjetën (portreti i Pjetër Bogdanit).
  • Kartëmonedha 200 Lekë përfaqëson Rilindjen (portreti i Naim Frashërit).
  • Kartëmonedha 500 Lekë përfaqëson Pavarësinë (portreti i Ismail Qemalit).
  • Kartëmonedha 10000 Lekë me simbolet e flamurit kombëtar dhe himnit (portreti i Asdrenit)(në proces prodhimi).

Kartëmonedha 200 lekë

Portreti i shkrimtarit të shquar Naim Frashëri, simbol i periudhës së Rilindjes Kombëtare, në këtë kartëmonedhë shoqërohet me elemente të tjera grafike që, në të njëjtën kohë, përmbajnë dhe përcjellin simbolikën letrare. Kjo simbolikë, në të dyja anët e kartëmonedhës, na sjell ndërmend rëndësinë e veprës së Naim Frashërit dhe dashurinë e shprehur nëpërmjet veprimtarisë së tij letrare ndaj atdheut. Kështu, në anën e përparme të kartëmonedhës gjejmë në plan të parë portretin e shkrimtarit dhe në sfond një libër të hapur. Ndërsa, në anën e prapme është vendosur pamja e shtëpisë ku ka lindur Naim Frashëri dhe një fletë ku janë shkruar vargjet e tij: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar” dhe një përfytyrim artistik i penës së tij.

Kartëmonedha 500 lekë

Në anën e përparme të saj është vendosur portreti i Ismail Qemalit, simboli i shqiponjës dykrenare të flamurit të pavarësisë, së bashku me penën me të cilën u nënshkrua akti i pavarësisë. Ndërsa në anën e prapme, është zgjedhur të vendoset ndërtesa ku zhvilloi punimet Qeveria e Përkohshme e Vlorës, sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, një përfytyrim artistik i dhomës ku u mor vendimi dhe telegrafi me të cilin u shpërnda lajmi i shpalljes së Pavarësisë.

Kartëmonedha 1000 lekë

Kartëmonedha ka në anën e përparme portretin e Pjetër Bogdanit, shkrimtar, klerik e figurë e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare, të marrë nga frontespici i veprës së tij “Çeta e profetëve” (Cuneus prophetarum), si dhe një skemë e idesë së tij mbi eklipsin e diellit. Në anën e prapme, në qendër të kartëmonedhës paraqitet një simbol i idesë së Bogdanit me diellin në qendër. Në të djathtë ka një pamje të kishës katolike të Vaut të Dejës, ndërsa djathtas, anash dhe poshtë është vendosur vlera e kartëmonedhës.

Kartëmonedha 2000 lekë

Kartëmonedha me vlerë 2000 Lekë mban portretin e Mbretit ilir Gent. Kjo kartëmonedhë, në pjesën e përparme mban portretin e Mbretit ilir Gent dhe disa monedha të prera prej tij. Në anën e pasme të kartëmonedhës paraqitet bima medicinale Gentiana lutea, aftësitë kuruese të së cilës janë zbuluar prej tij, evidentohen elemente të arkitekturës së antikitetit, si dhe një detaj i stilizuar i anijes liburne.

Kartëmonedha 5000 lekë

Personaliteti simbol i kësaj kartëmonedhe është zgjedhur Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), heroi ynë kombëtar dhe figura më e shquar e historisë së popullit tonë, portreti i të cilit shquhet në pjesën e përparme të kartëmonedhës. Në anën e pasme është vendosur pamja e përgjithshme e Kështjellës së Krujës, përkrenarja dhe monumenti i Skënderbeut mbi kalë, që gjendet në qendër të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments