Njëri ndër udhëheqësit kryesor, që organizoi luftën e popullit për çlirim e bashkim kombëtar dhe për mbrojtjen e viseve shqiptare nga pushtuesit e huaj, ishte kryetrimi dhe tribuni dhe gjenerali i madh popullor ,Idriz Seferi.

“Kalorësi i Karadakut” siç është bërë e zakonshme të quhet ,është figura më emblematike e luftës për liri e për Shqipëri, njeri i epokës 100-vjeçare, bashkë me , Hasan Prishtinën dhe shumë të tjerë bashkëpatriot të lëvizjes kombëtare për çlirim , epokë kjo që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Ai deri në vdekje luftoi për liri dhe pavarësi. Nuk ishte vetëm prijës popullor i shkathët por ishte edhe strateg ushtarak që me sukses e udhëhoqi popullin e tij në luftëra e beteja për çlirim. Kushtrimit të Idrizi Seferit  populli i nës së Karadakut por edhe më gjerë në kosovë e Maqedoni,Preshevë… iu përgjigj gjithmonë. Ai fliste me gjuhën e popullit dhe e njihte mirë shpirtin e tij.

Seferi vdiq duke i thënë të birit se tërë jetën është munduar që ta bëjë këtë tokë Shqipëri, por zor qenka. Ai si luftëtar i denjë që ishte mendonte vetëm në çlirimin e trojeve shqiptare . Pesë djemve të tij u la vetëm një shtëpi të vogël. Ofertës së mbretit të Serbisë për t`ia shkolluar djemtë Qazimin dhe Ramadanin në Akademinë Ushtarake, ai i përgjigjet duke i thënë se lufta mes shqiptarëve dhe mbretërisë serbe nuk ka përfunduar ende.Lufta vazhdoi deri në kohë moderne ,si një udhë që ai trasoi,por me vështirësitë e mosmarrveshjeve ndërshqiptare ,mu sikur atëhere kur ai e tha fjalën e lartpërmendur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here