Categories: KAFSHËT

20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Çdo ditë zbulojmë diçka të re mbi kafshët dhe botën përreth nesh

Shikoni me ne botën shtazore dhe mësoni faktet të cilat do t’ju befasojnë, do t’ju argëtojnë, madje edhe do t’ju bëjnë të qeshni goxha mirë!

1. Nëse macja juaj ndonjëherë ju ka shikuar në sy dhe ngadalë i ka mbyllur sytë, sikur fle, kjo do të thotë që ju ka dërguar puthje dhe që ju do sinqerisht.

2. Qentë jetojnë me njerëzit më shumë se 14 mijë vjet, ndërkaq macet 7.000 vjet.

3. Macja më e madhe në botë është tigri. Mund të jetë i gjatë deri në 3,3 metra dhe i rëndë deri në 300 kilogramë.

4. Kafsha më e madhe në botë është balena e kaltër. Është e rëndë sa 2.667 persona të rritur, ndërkaq e gjatë sa një fushë basketbolli, transmeton Telegrafi.

5. Kolibri dridh krahët deri në 70 herë në sekondë, ndërkaq ka madje 1.260 të rrahura të zemrës në minutë.

6. Miza e shtëpisë lëviz krahët rreth 20 mijë herë në minutë.

7. Kërcimi i bretkosës mund të jetë i gjatë deri në 5 metra.

8. Ariu amerikan kurdo që mundet do të shfrytëzojë rastin që të lajë ushqimin e vet para se ta hajë.

9. Strucët mund të hanë vetëm kur janë me kokë poshtë.

10. Dy kafshët e vetëm që janë në gjendje për të parë pas supeve të tyre janë lepujt dhe papagajtë.

Z-Billy_Dodson_311. Nuk ekzistojnë dy zebra në shirita të njëjtë.

12. Peshqit e artë humbin ngjyrën e tyre, pa diellin.

13. Oktapodët kanë madje tri zemra. janë të verbër dhe gjaku i tyre është i kaltër.

14. Delfini dëgjon zërat në një distancë prej më shumë se 20 kilometra.

15. Krokodili nuk mund të nxjerrë jashtë gjuhën e tij nga goja.

16. Kali i detit është kafsha e vetme e mbretërisë së kafshëve ku mashkulli lind në vend të femrës.

Crab

17. Gaforret i kanë dhëmbët në bark.

18. Gjirafat nuk kanë korda vokale dhe komunikojnë duke vibruar ajrin rreth qafave të tyre të gjatë.

19. Deveja ka 3 vetulla për t’u mbrojtur nga stuhitë e rërës.

20. Ariu i murrmë mund të vrapojë aq shpejt sa një kalë.

In For Culture

Recent Posts

Flamuri i Isës në Kosovë, SIMBOLI 108-VJEÇAR

Kulla e vjetër është ende sot në Boletin, fshatin në veri të Kosovës. Ndërsa heroi,…

8 hours ago

7 këshilla nga mjekët që diabetikët duhet të ndjekin gjatë pandemisë

Nuk kanë qenë të pakta lajmet mbi pandeminë dhe kujdesin ndaj vetes në këtë periudhë.…

9 hours ago

Spastrimi etnik ndaj shqiptarëve të Follolinës dhe Prespës me ndihmën e ushtrisë franceze (Foto)

Fotografitë e sjellura më poshtë tregojnë historinë e dhimbshme të spastrimit etnik të shqiptarëve të…

9 hours ago

Kujtimet e panjohura të Edit Durhamit: Kush e tradhtoi Shkodrën?

Rënia e Shkodrës në duart e malazezëve dhe qëndrimi i Fuqive të mëdha “Lufta për…

10 hours ago

Malësori që luftoi për mbrojtjen e Plavës e Gucisë por u helmua me kafe(Foto)

Shoqëroi Edith Durham nëpër Veri/ Fotoja e Nik Lek Pepajt nga Kelmendi, malësori që luftoi…

10 hours ago

Rozmarina/ Si ta përdorni për mushkëritë?

Vlerat dhe përfitimet që marrim nga rozmarina janë të shumta duke filluar që nga pamja…

11 hours ago