NGA DIPLOMATI XHORXH UILIAMS…
Në ushtritë turke shqiptari mësoi vetëm të plaçkitë dhe të grabisë, kurse zyrtarët e vendit, taksidarët dhe fajdexhijtë ia hoqën çdo dëshirë për të akumuluar me përpjekje dhe punë. Ai u edukua në një atmosferë dhune dhe grabitjeje. Uria e shtynte shpesh të rrëmbente nga shtypësit për t’u mbajtur gjallë Nuk është çudi që grabitja e turkut të quhej akt patriotik.
S’ka dyshim që këta malësorë janë të egër dhe të pamëshirshëm si në sulm dhe në mbrojtje. Që kanë shprehi të këqija duket sheshit, mirëpo janë rritur në mes bestytënive dhe dyshimit.
Malësori dalon nga fusharaku. Në përgjithësi, veshja është ajo që e kanë marrë grekët si kostum kombëtar; fustanella, një fund me shumë pala të gjata, një fund me shumë pala të gjata, çorape të bardha për të mbuluar kërcijtë, babushet, këpucë me maja të ngritura përpjetë me xhufka, brezi i mesit i mbushur me armë, xhaketa me krahë dhe qylafi.
Roja personale e mbretit të Greqisë mban të tillë uniformë.
Këta njerëz akoma bëjnë jetë patriakale. Ndaj babait të familjes tregohet nderim i madh, respekt dhe bindje të thellë. Vajzat e nderojnë nënën dhe i binden. Prindërit vështirë se ndiejnë ndonjë mungesë. Nderimi për moshën është veçori e këtij populli.Ata janë bujarë me njëri-tjetrin, të gatshëm për ta ndihmuar shoku në hall.
Plot nderim për të parët i mbahen besës së dhënë me ndershmëri të patundur. Mikpritja arrin kulmin në Shqipëri.Një prekje e mikut është turp i madh jo vetëm për Zotin e shtëpisë por, për tërë fisin. Ai që grabit ose vret mikun quhet i përbuzur nga të gjithë dhe pret vdekje pa shpëtim.
Burrat janë më shtatgjatë se toskët e jugut, më gjaknxehtë, kokëfortë dhe të egër. Gruaja shqiptare si në mbarë Ballkanin, kërkohet të bëjë punë krahu. Ajo gëzon nderim të madh dhe zë një vend shumë të rëndësishëm se gratë e Orientit.
Gruaja mund të udhëtojë nga njëri skaj i vendit në tjetrin pa pasur frikë se e cenon kush, madje burri në shoqërinë e gruas ka mbrojtje të sigurtë. Nëse e fejuara e lë të fejuarin, ajo e shtie në gjak kundër familjes së saj. Nusja nuk merr pajë, sepse burri e parapaguan babanë e saj, ndërsa të vejat sjellin me vete gjysmën e çmimit.
Kurora e nderit në jetën e gruas shënohet kur ajo bëhet nënë. Bukuria dhe dashuria luajnë pak rol kundrejt kësaj. Nderi i saj rritet me shtimin e numrit të fëmijëve. Nuk gjen gra më të virtytëshme se në Shqipëri.
Racë e fortë gjaku shqiptar, është burrëror i fuqishëm. Ajo i ka dhënë Turqisë shumë nga gjeneralët dhe vezirët e saj më të mirë. Vëllezërit e tyre toskanë, përtej në Itali, hodhën themelet e lavdisë së Romës. Pesë perandorë të saj kanë qënë djem të fshatrëve ilirë. Ata e fuqizuan racën italiane.
Nëpër malet dhe luginat e Atikës mbizotëron gjuha e tyre. Ata i dhanë Greqisë emra të shquar në pëpjekjet e saj për liri. Ata përzihen, por nuk bëhen një. Mbijetesa e gjuhës dhe e zakoneve të tyre në kushtet e shtypjes dhe të tiranisë shpalos mundësitë e mëdha të një race të panënshtruar.
Gjithë zyrtarët, pa përjashtim ishin të korruptuar. Të ashtëquajturat gjykata të drejtësisë nuk mbronin as përsonin dhe as pasurinë. Njerëzit plaseshin në burgje me dëshmi të fshehta, ose të nxjerra me tortura. Zyrtarët dhe taksidarët e pandërgjegjshëm ndrydhnin çdo lloj shtyse ose rasti për të grumbullim pasurie me zell dhe ndershmëri.
Rrethana të tilla mund t’i ndeshësh rëndom edhe gjetiu. Por kurrë një shkatërrim kaq sistematik të pasurisë kombëtare. Minierat e arit ishin vënë në shfrytëzim nga romakët dhe të argjendit nga venecianët., por ishin të mbyllur me kohë me urdhër të qeverisë, madje shumicës së tyre sot nuk u dihet as vendi se ku se ku qenë.
Ndërsa të gjitha vendet e tjera të Europës kanë rrjetet e tyre të hekurudhave, këtu nuk të zë syri as edhe një shinë nga veriu në jug. Tërë ato rezerva ujore derdhen kot, limane detare të mrekullueshme, por pa kalata ose depo; lumenj të cilët duhet të shfytëzohen për lëvizjen e avulloreve në brendësi të vendit dhe bartjen e lëndës së ndërtimit në sasi të mëdha për tregun janë të mbartura nga përrenjtë, pra janë të pashteruara dhe pa dobi.
Me përjashtim të asaj që romakët e lashtë lanë si trashëgimi, sot nuk gjen rrugë për të kaluar. /konica.al /InforCulture.info