Categories: KULTURË

Ngjallja, “vetëflijimi”, kishat dhe sektet

MONS. GEORGE FRENDO

Në lidhje me lajmin për të cilin është folur shumë në këto ditë, domethënë për ato dy gra që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre (madje njëra prej tyre kishte qenë vdekur për më shumë se një vit) e ndiejmë nevojë të bëjmë disa sqarime.

Besimet zyrtarisht e njohura në Shqipëri, domethënë ai Mysliman dhe ai i Krishterë, besojnë në jetën pas vdekjes dhe në ngjalljen. Por besimi ynë në ngjalljen na ngarkon me më shumë përgjegjësi rreth respektin për jetën dhe mënyrë si të jetojmë derisa jemi ende në botë.

Ne besojmë se jeta është dhuratë nga Zoti, dhe, si çdo dhuratë nga Zoti, duhet të përdoret me përgjegjësi, sepse Zoti shpërblen njeriun varësisht nga si e ka përdorur këtë dhuratë, që është jeta.

Kjo do të thotë gjithashtu se asnjëri nuk ka të drejtë të vrasë një person tjetër, madje as të vetëvrasë. Vetëvrasja është mëkat. Kam lexuar shumë, këto ditët, në gazetat, fjalën “vetëflijim”. Ky është një eufemizëm krejt i gabuar. Kujt bëhet “flijim” në vetëvrasje? Sigurisht jo Zotit, i Cili i ka komunikuar jetën atij personi si dhuratë, dhe ky e ka hedhur poshtë.

Kujt bëhet “flijim” pra? Familjarëve? Kam pasur raste të njohë familje brenda të cilave kanë pasur një vetëvrasje.
Për sa shumë kohë kanë mbetur të tronditur, të frikësuar, të rraskapitur. Pra, le të jemi të sinqertë e të flasim troç. Është absurd të quajmë vetëvrasjen “vetëflijim”.

Së fundmi dëshiroj të them se është bërë një padrejtësi me Kishën Ungjillore kur disa gazetarë kanë identifikuar sektin e Dëshmitarëve të Jehovait (e themeluar në vitin 1870 nga Charles Russell) me Kishën Ungjillore. Edhe pse këta përdorin Biblën, por e interpretojnë në mënyrë shumë të çuditshme, krejt e ndryshme nga mënyra si e kuptojnë Kishat.

Dhe edhe pse përmendin Jezusin, por e interpretojnë Jezusin krejt në kundërshtim me mënyrën sesi Kisha e ka kuptuar dhe shpallur që nga koha e apostujve deri më sot.

* President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. /Konica.al /InforCultre.info

InFor. Culture

Recent Posts

Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit më 28 Nëntor 1912

Me rastin e ditës së Pavarësisë, “Diaspora Shqptare” risjell sot të plotë fjalimin e Ismail…

17 mins ago

480 TË SHËRUAR DHE 639 RASTE ME COVID-19!

1.565 TESTIME, 480 TË SHËRUAR DHE 639 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit,…

24 mins ago

Pse duhet të hani kos në mëngjes? Vlerat fantastike për shëndetin

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet…

28 mins ago

Jeta e panjohur e Sofokliut

MJESHTRI I TRAGJEDIVE TË LASHTA GREKE... Sofokliu, ishte një dramaturg që jetoi në Greqinë e…

29 mins ago

Njësitë çetnike të Ushtrisë së Mbretërisë Jugosllave kryen gjenocid ndaj 9200 sanxhaklinjve të pafajshëm në shkurt të vitit 1943

Nga Ismet Azizi: Krimi serbo-çetnik në Bihor gjatë kërshëndellave ortodokse! Programin e “Naçertanija” të Ilia…

17 hours ago

Buka më e mirë për rënien nga pesha

Buka është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpitë tona. Aroma e saj…

22 hours ago