Në verë, është kënaqësi më vete të shkosh në plazh dhe të notosh. Por para se ju të futeni në det, nëse nuk e dini mirë notin, lexoni këshillat që jua sjell dritare.net. Do ju shpëtojnë jetën, këto rregulla të thjeshta, në rast rreziku.
-Gjithmonë notoni në grup.
-Gjithmonë shkoni në plazh ku ka vrojtues.
-Notoni në zona jo shumë të thella.
-Notoni ngadalë.
-Qëndroni pranë njerëzve të afërt, mos u distanconi shumë.
-Mos pini alkool./E.B-dritare.net


