Momenti i një hemoragjie të papritur nga hundët mund të shkaktojë frikë, shqetësim dhe shpesh panik.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hemoragjia nga hundët në përgjithësi nuk është tregues i ndonjë problemi serioz mjekësor dhe mund të trajtohet edhe në kushtet e shtëpisë.

Ajo mund të zgjasë disa sekonda ose edhe disa minuta.

Çfarë Duhet Të Bëni 

Që të ndaloni gjakderdhjen nga hundët duhet të provoni këto mënyra:

Të mbani flegrat e hundës shtrënguar lehtë për pak minuta.

Të vendosni mbi hundë një kompresë të ftohtë ose akull.

Të qëndroni në këmbë, një pozicion që pakëson tensionin e gjakut në enët e gjakut në zonën e hundës.

Nëse gjakderdhja pushon, nuk keni nevojë të kërkoni një trajtim më të specializuar mjekësor.

Megjithatë ka raste kur duhet të shkoni patjetër te mjeku.

Kur Është Koha Që Të Kërkoni Ndihmë Mjekësore

AgroWeb.org ju këshillon që nëse gjakderdhja nga hundët ndodh ndërsa merrni ilaçe për hollimin e gjakut dhe vuani nga mpiksja e gjakut, atëherë duhet të drejtoheni tek një mjek specialist.

Nëse vuani nga anemia, rrahjet e çrregullta të zemrës apo vështirësitë në frymëmarrje atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Nëse fëmijës që nuk ka mbushur akoma 2 vjeç, i del gjak nga hundët, duhet ta çoni menjëherë te pediatri.

Nëse gjakderdhja është e përsëritur, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.

Duhet Të Shkoni Në Urgjencë Në Rastet Kur:

Gjakderdhja vazhdon për më shumë se 20 minuta,

Humbisni shumë gjak,

Keni vështirësi në frymëmarrje,

Keni gëlltitur një sasi të madhe gjaku që ju shkakton të përzjera,

Nëse keni pësuar një aksident dhe ju del gjak nga hundët.

Çfarë E Shkakton Gjakderdhjen Nga Hundët

Brendësia e hundës është e tejmbushur me enë gjaku tepër delikate të cilat mund të dëmtohen mjaft lehtë.

Gjakderdhja është e pritshme nëse ju:

I ngacmoni hundët shpesh

I fryni hundët me shumë forcë

Keni pësuar një lëndim në hundë

Pjesa e brendshme e hundës përthahet si pasojë e ndryshimeve në nivelin e lagështisë dhe temperaturës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here