Imagjinoni si do të dukeni nëse papritmas nuk do të keni më nëpër duar telefonat tuaj celularë? Të vetmuar, pak të çmendur apo thjesht të injoruar krejtësisht nga personi që keni në krahë? Ndërsa jemi thithur gjithnjë e më shumë nga ekranet që mbartim gjithnjë me vete, madje edhe në shoqërinë e miqve dhe familjes, poza e fytyrës së ngjeshur dhe të humbur në telefon është bërë një imazh normal nëpër fotografitë e shkrepura me mëndje apo pa.

Fotografi amerikan Eric Pickersgill ka krijuar “Removed” (hequr), një seri fotografish për të na kujtuar se sa e çuditshme është kjo pozë. Në secilin portret, pajisjet elektronike janë “edituar” (hequr para se të bëhej fotografia, nga njerëzit që do t’i përdornin) në mënyrë që njerëzit të shikojnë duart e tyre, ose hapësira boshe midis duarve të tyre, duke injoruar shpesh rrethinat e bukura ose mundësitë për lidhje njerëzore. Rezultatet janë pak të trishtueshme dhe të urryera shpeshherë, por edhe një kujtesë, mbase, për t’i hequr telefonat tanë ose të paktën për të rralluar sadopak përdorimin e tyre kaq të tepruar. (QZ) /MekuliPress/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here