6.1 C
Pristina
Sunday, January 24, 2021
Home KËSHILLA Tri shenja që tregojnë se duhet të pini më shumë ujë

Tri shenja që tregojnë se duhet të pini më shumë ujë

Është e qartë që uji pihet atëherë kur ndieni etje, mirëpo ka rezultuar që ekzistojnë disa shkaqe më pak të qarta të cilat tregojnë që duhet të shtoni konsumimin e ujit

Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion.

Duke e privuar veten nga burimi më natyror në botë, ne vazhdimisht e dëmtojmë trupin tonë, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja:

Kokëdhimbja

Nëse ujë nuk pini 14 orë në ditë, trupi juaj humb vazhdimisht lëngjet. Kjo do të thotë që në organizëm zvogëlohen rezervat e natriumit dhe të kaliumit, ndërkaq kjo mund të ndikojë në përbërjen e gjakut.

Truri është shumë i djeshëm ndaj këtij ndryshimi, ndërsa ajo ndjeshmëri duhet të rezultojë me dhembje koke. Gjithashtu, dhembja e kokës mund të shtohet, varësisht nga ajo se sa keni humbur ujë.

“Sa më shumë ujë humbni, dendësia e gjakut është më e vogël, ndërsa vetvetiu zvogëlohet edhe qarkullimi i oksigjenit deri në tru”, shpjegon psikologu sportiv dr. Greg Justice.

“Kjo çon deri në zgjerimin e enëve të gjakut gjë që përkeqëson dhembjen e kokës”.

Urina shumë e verdhë

Mbase tingëllon pak gërditshëm, por është e vërtetë. Arsyeja përse urina bëhet shumë e verdhë për shkak të dehidratimit është ajo që “mbetjet” nga organizmi janë shumë të përqendruara në të.

“Kur jeni të hidratuar, uji thith ato toksina në mënyrë efikase”, thotë dr. Xhastis. Me fjalë të tjera, kur nuk konsumoni mjaft ujë, toksina nuk shpëlahet lehtë, por mbetet në organizëm.

Konstipacioni

Arsyeja përse ndodh konstipacioni për shkak të dehidratimit të organizmit është logjike. Uji u ndihmon mbetjeve që të kalojnë nëpër zorrën e trashë dhe të dalin nga trupi.

“Nëse në organizëm nuk ka lëngje që ta ndihmojnë atë proces, mbetjet nuk do të mundë në mënyrë aq efikase të kalojnë përmjet zorrës së trashë”, përfundon Justice. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si duket sot shpella në të cilën besohet se u fsheh Muhamedi a.s(Video)

Krahas Kur’anit famëlartë, gati të gjithë librat e historisë, të tefsirit dhe të hadithit, e pohojnë faktin se Muhammedi a.s., gjatë shpërnguljes...

24 fakte që ju i keni besuar , por janë 100% false

Fakte janë ato që e bëjnë botën të shkojmë përreth – fjalë për fjalë. Prej momentit të lindjes, ne jemi të inkurajuar...

Duket e mbinatyrshme/Flaka e përjetshme që ndodhet në ujëvarë(Video)

A mund të ekzistojë një flakë e pashuar në brendësi të një ujëvare?Ja që mëma Natyrë nuk është...

Misteri i Andeve: Sapo të vdes dikush shndërrohet në…(Video)

Në qytetin e vogël të San Bernardo, në Kolumbi, lartë në Ande, njerëzit bëhen në mënyrë të natyrshëm mumie, për arsye të...

Recent Comments