6.1 C
Pristina
Friday, February 26, 2021
Home KËSHILLA Përfitimet e farave të lulediellit që nuk i keni ditur

Përfitimet e farave të lulediellit që nuk i keni ditur

Konsumimi i farave të lulediellit mund të jetë një nga shprehitë më të mira që keni. Ekspertët kanë zbuluar përfitimet e ndryshme që këto fara kanë për shëndetin.

Dietologia Stefani Sassos, kohëve të fundit ka treguar përfitimet befasuese të konsumimit të farave të lulediellit. Sipas saj, përveç përfitimeve të tyre shëndetësore, farat e lulediellit janë gjithashtu një alternativë e mirë për ata, që nuk mund të konsumojnë kikirikë apo arra për shkak të alergjive.

Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, duke përmirësuar kështu shëndetin e syve. Ato gjithashtu janë të pasura me yndyrna të mira për organizmin, duke promovuar shëndetin e zemrës.

Një efekt tejtër pozitiv i tyre në organizëm është edhe forimimi i muskujve. Në bazë të studimeve rezulton se këto fara janë 20% me proteinë, kështu që mbështesin krijimin dhe zhvillimin e masës muskulare.

Përveç benefiteve të cekura më herët, farat e lulediellit janë të pasura gjithashtu me minerale shumë të rëndësishme për sistemin imunitar, të cilat janë zinku dhe seleni.

Kështu që, kur hani farat e lulediellit nuk do të kënaqeni vetëm  me shijen e tyre, por gjithashtu po e ndihmoni përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm. /Daily Medicine

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?

Dilema e përhershme e çdo familjeje është – a ta fikin apo ta lënë vazhdimisht bojlerin të ndezur, në mënyrë që të...

Çdo turist paguhet nëse e viziton këtë qytet

Është një qytet i vogël në Kaliforni, ku vizitorët paguajnë nëse shkojnë aty. Autoritetet kanë vendosur 100 dollarë për çdo turist. Programi...

Përkrenarja e Gjergj Kstrioti-Skënderbeut, identike me atë të Mbretit Pirro të Epirit

Përkrenarja e Skënderbeut është bërë prej metali të bardhë, të stolisur me një shirit të veshur me ar. Në majë të saj rri...

E kanë goditur 21 vetura, kjo është shtëpia më e rrezikshme për të jetuar

Vetëm në 6 vitet e fundit, ajo është goditur nga 21 automjete.Aksidenti i...

Recent Comments