Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Çfarë tha Esat Mekuli për Çamërinë e për Kosovën në fjalimin e tij epik të vitit 1941?

“Kosova dhe Çamëria kanë çelë plagë të randa dhe të paharueshme në trupin e popullit t’onë, por i kanë dhanë edhe eksperiencë të madhe Shqipnisë së lirë dhe të bashkueme sot e mbrapa me vendet që ia kishin grabitun. Po flas si djalosh i Kosovës shqiptare, i Kosovës qi në ditën e sodit po lirohet përgjithmonë prej zgjedhës, me dishirin e madh dhe të pashkimun qi Kosova shqiptare t’i bashkohet Shqipnisë së lirë, qi vllaznit tonë, të çdo feje qofshin, t’a ndjejnë me zemër se janë vllazen rreth qëllimit dhe punës së përbashkët.

Zemrat t’ona le të jenë të mëdhaja dhe veprat t’ona edhe ma të mëdhaja, terrori qi anmiqt mbuellën nëpër fushat tona të buta dhe pjellore le të jenë nji herë e mirë mësim për bashkimin t’onë rreth idealeve të përbashkëta. Besa dhe dashunija vllaznore le të jenë të mëdha, sikurse ka qenë e madhe vuejtja e jonë deri tash, pse Shqipnia duhet me kenë e njishme, e pandashme, e pacoptueme.

Kosova shqiptare asht shkëputun prej Nënës Shqipni, qysh më 1912; deri më 1918. Kosova ka ndërrue sundues të ndryshëm. Aty s’duhet harrue edhe periodën e okupacjonit autro-hungarez, të cilën kohë na e kujtojmë me gëzim, pse vetëm at-herë kemi pasë pak ma tepër të drejta, shkolla shqipe etj.”/MekuliPress /InforCulture.info

In For Culture

Recent Posts

Arsyet e fobisë nga kafshët shtëpiake

Për ata që kanë kafshë shtëpiake apo përshëndesin çdo kafshë që shohin në rrugë, mund…

15 mins ago

Si ta dini nëse dikush ju spiunon telefonin?

A keni pasur ndonjëherë frikë se dikush po e përdor celularin tuaj kundër jush? Jo…

25 mins ago

574 TË SHËRUAR DHE 539 RASTE ME COVID-19!

1.219 TESTIME, 574 TË SHËRUAR DHE 539 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit,…

32 mins ago

Truk i shkëlqyeshëm si ta shkrini akullin në xhamat e veturës për dhjetë sekonda

Ekziston një mënyrë e shkëlqyeshme si të shkrihet shpejt, pa gërryerje dhe pa blerje të…

40 mins ago

Kjo është arsyeja e “çuditshme” përse xhinset duhet futur për disa orë në frigorifer

Shumë prej nesh i përdorin pothuajse cdo ditë xhinset dhe eshte pamundur të gjesh një…

48 mins ago

Kulturë ILIRE në gadishullin Italik

Shkruan: Preveza ABRASHI Megalitiket ILIRE Montalbano në Apulia shek XV-XIII para Kr. Apulia ishte e…

1 hour ago