Shkruan Muharrem Abazaj

Gjuha shqipe dokumentohet e shkruar në mbishkrime të lashta.të cilat shkojnë shumë shekuj përtej shek XVI, kur është shkruar Meshari i Buzukut. Duke u përjekur për shumë vite me radhë kam mundur të deshifroj disa nga këto mbishkrime dhe i kam publikuar. Këto mbishkrime shkojnë përtej shek VII p.e.s dhe janë gjetur në shumë vende: Lindjen e Mesme, Pellgun e Mesdheut, Gadishullin Ballkanik, në Itali e gjetkë. Të gjitha këto mbishkrime deshifrohen vetëm me anën e gjuhës shqipe, gjë që vërteton se shqipja është vazhdimësi gjuhësore pellazgo – ilire.Mbishkrime të tilla janë gjetur edhe në Shqipëri. Deshifrimet e tyre kanë ngjallur shumë interes dhe miratim nga qindara e qindra shqiptarë. Vetëm nga ana e Akademisë së Studimeve Albanologjike, e cila duhej të ishte e para që do t’i ndiqte këto studime, nuk është treguar asnjë interes. Me sa duket ata ende nuk kanë arritur të besojnë në vërtetësinë e këtyre deshifrimeve. Unë po përpiqem t’ua lehtësoj këtë herë punën.Në këtë postim të radhës po paraqes deshifrim e një mbishkrimi që është gjetur në Ballsh dhe daton i shek VI, i cili gjendet i ekspozuar në Muzeun Arkeologjik në Tiranë. Fatmirësisht ku muze ndodhet në të njëjtën godinë ku janë edhe zyrat e kësaj Akademie. Kështu që punonjësit e këtij institucioni shkencor, sidomos ata të cilët mbulojnë seksionin e historisë së gjuhës shqipe : A. Omari, Ç. Bidollari dhe dhe M. Bruci, mund të ulen në katin e parë dhe në sallën e Muzeut Arkeologjik do ta shohin të ekspozuar këtë mbishkrim. Le t’i bëjnë një foto me cellular mbishkrimit, të ulen në tavolinat e punës së tyre dhe të ndjekin deshifrimin e tij. Por duhet të jenë të kujdesshëm se nuk do të gjejnë aty një shkrim të njëjtë me atë të shqipes së sotme, pasi nuk ka qenë i tillë shkrimi shqip para 1500 vjetësh. Aty do të ndeshin një shkrim në formën e vagëzimit të shumë shkronjave, pa ndarje fjalish dhe fjalësh, pa shenja pikësimi. Gjithashtu fjalët do t’i shohin jo në trajtën e plotë të shqipes së sotme, por në trajta të ngurta, të njësuara vetëm me rrenjën e fjalëve korresponduese të shqips së sotme. Kjo për arsye se shqipja e lashtë nuk ka patur në përdorim elemente gjuhesore si i ka shqipja e sotme. Gjuha e lashtë shqipe nuk ka patur në përdorim parashtesa, prapashtesa, mbaresa, nyje të cilat u japin fjalëve fleksibilitet. Le ta ndjekin me durim deri në fund deshifrimin e tij si dhe t’ia bëjnë të njohur edhe këshillit shkencor. Në se e vlerësojnë se ky shkrim është në gjuhën shqipe, por nuk janë të bindur plotësisht, le të kërkojnë material shtesë dhe jemi të gatshëm t’iu sjellim material shumë më të zgjeruar se ky mbishkrim i shkurtër. Edhe mund ta kundërshtojnë, por duke sjellë argumentat kundër. Veç janë të lutur të mos heshtin më. Të mos heshtin se po i bëjnë një dëm të madh kombit dhe gjuhës sonë.Ky mbishkrim është shkruar në gjuhën e lashtë shqipe. por është përdorur alfabeti i greqishtes së lashtë. Pse ka ndodhur kjo? Ilirët, ashtu si shumë fise të tjera pellazge: epirotët, maqedonët, thrakët, helenët, frigët, mesapët, etruskët etj,.në lashtësi kanë përdorur alfabetin pellazg. Ky alfabet njihet në leteraturë si alfabeti fenikas.Duke qenë se gjuha pellazge ka qenë një gjuhë e pa zhvilluar, me fjalë njërrokëshe dhe pa elemente gjuhësore ndihmëse, ajo ishte e vështirë për komunikim dhe për t’u shkruar. Shkrimi pellazg nuk ka patur ndarje në fjali dhe fjalë. por ka qenë një vargëzim shkronjash. Ky ka qenë shkaku që Herodoti e quan pellazgjishten gjuhë barbare.Mbi bazën e trungut të pellazgjishtes u formua gjuha e greqishtes së vjetër dhe më pas ajo latine. Këto gjuhë vunë në zbatim elementet ndihmëse gjuhesore si dhe përmirësuan shkrimin duke bërë ndarjen e fjalëve nga njera – tjetra. Shumë shpejt këto gjuhë u bënë gjuhë administrative dhe të kulturës. Gjuha pellazge mbeti si gjuhë e folur më shumë në zonat rurale. Ilirët e ruajtën gjuhën e yre ( pellazgjishten), por nuk arritën të bënin një alfabet të veçantë dhe për nevoja të tyre përdorin herë alfabetin e greqishtes, herë të latinishtes. Mbishkrimi që po paraqesim është shkruar në gjuhën pellazgo – iliro – shqipe, por me alfabetin e greqishtes.

DESHIFRIMI
Mbishkrimi original me alfabetin e greqishtes së vjetër
OIKETIBARBARAPOYCΔΛOΦYIONEXΔEΛEINEN
AYTOXEIPOCEPATOYΛAXOUKA
βIKTωPINOYTOYMEFAΛOY
Shkrimi i përshtatur me alfabetin e shqipes së sotme ( transkriptimi).
OIKTIBARDAROISDLOTHIRONEXDELENAN
AYTOXEIROSERATOYLAXOUKA
BIKTSHRINOITOIMEFALOI
PËRMBAJTJA E MBISHKRIMIT
Mbishkrimi është përkushtim i një nëne mbi gurin e varrit të vajzës së saj.
. Si do ta shihni edhe në deshifrim, kjo nënë nuk ka vetëm hidhërimin e ndarjes para kohe nga jeta të vajzës së saj, por edhe mos pjesëmarrjen në varrim të babës së vajzës. Ajo nuk flet për arsyet e kësaj mungese të tij, veç se thotë që ai është sharë nga vëllai i tij ( axha i vajzës ). Ne vetëm mund të hamendësojmë për shkakun e këtij qëndrimi të të atit të vajzës së vdekur: mbase mund të ketë të bëjë me ndonjë problem moral të papërballueshëm prej atit të saj. Mundet që vajza të jetë vetflijuar. Por e ëma nuk e ka pranuar qëndrimin e burrit të saj, babait të vajzë, ndaj në mbyllje të përkushtimit thotë “ Hyji nuk do ta falë atë ”.
Teksti i mbishkrimit përshtatur me gjuhën e sotme shqipe:
“ Ike ti, o Bardha nga jeta?!. Dheu do të të jet i lehtë. Hyji o ( Zoti ) ne pse në dhe na la. Pse nena jote, o pa hir.Nuk erdh me të pa ati yt, o yll. Asht sha nga axhëa tënd. Bijë ku të shtrinë ?! Hyji yt, o Hyji im, o nuk do ta falë atë.”
Duke qenë një mbishkrim i shkurtër epigrafik, në të ka fare pak fjalë të shqipes së lashtë: të cilat po i radhisim më poshtë.
trajta e lashtë trajta e sotme
at at, baba
nena nëna
bi bija
d dhe, toka.
er erdh
ax axh,
fal fal
ti ti
ne ne
I Hyji.
il yll
is ish
ir hir, frymë e shenjtë,bekim, uratë
ik ikë.
im im
i ai
ro rron, jeton.
e je
loth lodh.
s s’ nuk.
srin shtrinë
yt yt.

DESHIFRIMI
Kemi ndjekur këtë ecuri:
Kemi bërë ndarjen e mundëshme të fjalëve, pastaj kemi ndarë fjalët nga njera – tjetra dhe kemi sqaruar fjalë për fjalë kuptimin e tyre. Ku del e nevojshme kemi sqaruar evoluimin e fjalëve nga trajtat e lashta në trajtat e sotme. Për çdo fjali të deshifruar kemi dhënë kuptimin e saj në shqipen e sotme.
I OIKETIBARDHARO
O IK TI BARDHA RO
1 O ka kuptimin e pasthirmës o së shqipes së sotme.
2 IKE ka kuptimin e foljes ike të shqipes.
3 TI ka kuptimin e përemrit vetor të vetës së dytë njëjës ti të shqipes
4 BARDA ëshë emër i gjinisë femnore.Bashktingëllorja d e shqipes së lashtë ka dhënë bashktingëlloren dyfishe dh të shqipes së sotme.
5 RO ka kuptimin e emrit rrojtja, jeta të shqipes.Vdekjen e një të afërmi apo të çdo personi, të parët tanë e kanë imagjinuar si një largim nga kjo botë,si afrim tek Hyji, Zoti, jo vdekje të përherëshme, prandaj dhe nuk thonë vdiq, por iku nga rrojtja, nga jeta njerëzore. Këtë traditë të lashtë ne e ruajmë ende. Ne nuk themi vdiq ky apo ai, por u nda nga jeta.
Kuptimi i fjalisë: “ O, ike ti Bardha nga jeta! ”.
II ISDLOTHI
Y S D LOTH
1 Y – ka kuptimin e përemrit vetor të vetës së tretë asaj.
1 S – ka kuptimin e pjesëzës mohuese s’ nuk.
2 D ( d > dh) ka kuptimin e emrit dhe, tokës
3 LOTH – ka kuptimin e foljes lodh.th > dh.
.
Kuptimi: “ Dheu nuk do të lodhë. ” Sot ne përdorim shprehjen : “ Të qoftë dheu i lehtë.”
III IR O NE X D E LE
1 I – ka kuptimin e Hyjit ( zotit ) Trajta e lashtë I ka ardhur në trajtën e sotme Hyji përmes ketij zhvillimi fonetik: zanorja I e zgatur ka marrë përpara bashktingëlloren e shurdhët h.dhe ka dalë në trajtën Hi.Më vonë zanorja I ka dhënë një refleks y. kështu kemi si / sy, di / dy. Hi / Hy. Kur shqipja është bërë gjuhë flektive emri Hy ka marrë nyjen shquese i dhe ka dalë trajta Hyi, por për të shmangur hiatusin yi midis këtyre dy zanoreve është furur bashktingëllorja j.dhe sot kemi trajtën Hyji.
2 RON – ka kuptimin e foljes rron.
3 NE – ka kuptimin e përemrit vetor të vtës së dytë shumës.
4 X – ka kuptimin e lidhëzës shkakore pse.
5 D – ka kuptimin e emrit dhe.
6 E – ka kuptimin e foljes je.
7 LE – ka kuptimin e foljes le.
Kuptimi I fjalisë “Hyji, të rrojmë, ne pse në dhe na le.”
IV NENAYTOXSIRO
NENA YT O XS IR O
1 NENA emri nena.
2 YT përemri pronor yt.
3 O zanorja o e shqps por në shqipen e lashtë ajo është përdorur jo vetëm në kuptimin e një pasthirme, por edhe si një tingull shoqërues midis fjalëve. Një përdorim i tillë vihet re ende në gjuhën shqipe sidomos në krahinën e Korçës.” E o, pse o.”,
4 X ka kuptimin e lidhëzes shkakore pse të shqipes. Edhe kjo trajtë vihet re ende në të flurën e krahinës së Korçës.” Ce, mo. ce.”
5 S – pjsëza s’, nuk.
6 IR – ka kuptimin e emrit ir.
.
Kuptimi: “Nëna jotepse pa hir ( pa bekuar)..
IV SERPATOYLAXOUSA
S ER PA AT O YL AX O U SA
1 S – ka kuptimin e pjesëzës mohuese s’, nuk.
2 ER – ka kuptimin e folje erdh. Shqipja e lashtë nuk i ka pas disponuar grupe bashktingëlloresh si: nd, mb, rk. rdh,etj.
3 PA – ka kuptimin e foljes pa, me pa.
AT – ka kuptimin e emrit at,babë.
4 O – si më sipër, kuptim bashkshoqërus.
5 YL – ka kuptimin e emrit yll.
6 AX – ka kuptimin e emrit axhë, dialekti gegënishtes.
7 O – o
8 U SA – ka kuptimin e foles u sha,
Kuptimi: “ Nuk erdhi baba me të pa,, o yll. Axha e ka sharë.”
V BIKTSHRINO
BI KT SHRIN O
1 BI – ka kuptimin e emrit bijë.
2 KT – ka kuptimin e fjalëve ku të.
3 SHRIN – ka kuptimin e folje shtrinë. Si në rstet të tjera, vëmë re mospërdorimin e grup bashktingëlloreveve sht,
3 O – o.
Kuptimi : “ Bijë, ku të shtrinë? ”
VI IYTOYMSFALOY
I YT O YM S FAL O Y
1 I – ka kuptimin e Hyjit, Zotit. Kjo fjalë ka ardhur në tratën e sotme Hyji përmes këtij zhvillimi : Në zanafillë ka qenë trajta i e zgjatur. Më vonë kjo zanore i e zgjatur është paraprirë nga bashktingëllorja e pazëshme h dhe ka marrë trajtë Hi .Në gjuhën shqipe të sotme kemi një refliks y të zanores i. shem.në shqipen e lashtë di, në shqipen e sotme dy, në shqipen e lashtë si, në shqipen e sotme sy, etj. prandaj dhe trajta e lashtë hi ka kaluar në trajtën Hy. Kur shqipja u bë gjuhë flektive, kur vuri në zbatim elementet gjuhësore, fjala Hy në trajtën e shquar merr nyjen shquese I dhe del trajta Hyi, por për të shmangur diftongun yi ka marrë midis dy zanoreve bashktingëlloren j dhe trajta e sotme e kësaj fjale del në Hyji.
2 YT – përemri pronor yt.
3 O – o
4 YM – ka kuptimin e përemrit pronor im.
5 S – ka kuptimin e pjesëzës mohuese, s’ nuk..
6 FAL – ka kuptimin e foljes fal
7 O o.
Kuptimi fjalisë: “ Hyji yt dhe imi nuk e fal atë.” /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here