6.1 C
Pristina
Wednesday, January 27, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI ANHIZI, mbreti dardan, i biri i mbretit Kapis - Mitologji

ANHIZI, mbreti dardan, i biri i mbretit Kapis – Mitologji

ANHIZI, Anchises (greq. Anhises, lat. Anhises) – mbret dardain, i biri i mbretit Kapis dhe gruas së tij, Temidës.

Në të gjitha pikturat dhe skulpturat e antikës dhe të kohës së re paraqitet si plak i fishkët. Por në rini dallohej me bukurinë burrërore aq sa që në të u dashurua edhe Afrodita, hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë dhe ia ka lindur të birin, Enean. Ndonëse, me Priamin, mbretin e Trojës, e kanë lidhur lidhjet farefisnore, në kohën, kur akeasit e nisën luftën me Trojën, mbeti neutral. Në luftë u përzie vetëm atëherë, kur akeasit e plaçkitën Lirnesin, qytetin e tij aleat.

Në Trojë e dërgoi një ushtri të madhe, në krye me Enenë, dhe vetë u transferua në qytet. E përjetoi pushtimin e Trojës. Enea prej qytetit që gjendet në flakë e nxjerrë në shpinë. Pas shkatërrimit të Trojës me Enenë dhe refugjatët trojanë lundroi në perëndim, por atdheun e ri të trojanëve dhe të dardanëve nuk e pa. Duke lundruar për në Itali, vdiq dhe varrin e vet e gjeti në Sicili.
Prej paraqitjeve të shumta artistike të shpëtimit të Anhizit veçmas dallohen dy: koleksioni skulptural i Berninit “Enea e shpëton Anhizin” dhe “Askanin nga Troja e djegur” (e vitit 1613, sot në Villa Borghese në Romë) dhe fragmenti me të njëjtin titull të freskët së Rafaelit “zjarri i Berjes”, që sot gjendet në Vatikan.

Nga antika na janë të ruajtura pesëdhjetë vaza me temën e shpëtimit të Anhizit. Një statujë e cila e paraqet “Enenë me Anhizin” është e artistit etrur, përafërsisht nga kalimi i shak. VI-V. para e.s. Figurën e Anhizit (ose më parë pamjen e shpirtit të Anhizit) e gjejmë poashtu edhe në njerin prej koleksioneve më të vjetra të ilustrimeve në dorëshkrimin e Eneides së Virgjilit nga shek. IV-V të e.s. (që sot gjendet në Bibliotekën e Vatikanit). /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbuloni arsyen se përse nuk duhet ta karikoni telefonin tuaj në makinë

Një nga zakonet e shumë njerëzve në lidhje me përdorimin e telefonit të tyre celular është ta vendosin për karikim në makinë...

Nuk duhet ta përsërisni më/ Ky është gabimi fatal që ju krijon rrudha rreth syve

Siç e dimë, koha kalon dhe rrudhat vijnë. Por nuk është vetëm mosha që është “përgjegjëse” për rrudhat, por dhe mënyra e...

E paskemi ditur gabim/ Këto 16 produkte nuk duhen mbajtur kurrë në frigorifer!

Mund të jetë e vështirë të vendosni se cilat ushqime duhet të futen në frigorifer. Për të ruajtur aromën dhe vlerën e...

A mund të fitoni imunitet kundër virusit nëse kaloni gripin? Ja çfarë ndodh me trupin

Hulumtimet tregojnë se disa njerëz mund të kenë antitrupa pas marrjes së ftohjes së zakonshme, që gjithashtu mund të ofrojë njëfarë niveli...

Recent Comments