ANHIZI, Anchises (greq. Anhises, lat. Anhises) – mbret dardain, i biri i mbretit Kapis dhe gruas së tij, Temidës.

Në të gjitha pikturat dhe skulpturat e antikës dhe të kohës së re paraqitet si plak i fishkët. Por në rini dallohej me bukurinë burrërore aq sa që në të u dashurua edhe Afrodita, hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë dhe ia ka lindur të birin, Enean. Ndonëse, me Priamin, mbretin e Trojës, e kanë lidhur lidhjet farefisnore, në kohën, kur akeasit e nisën luftën me Trojën, mbeti neutral. Në luftë u përzie vetëm atëherë, kur akeasit e plaçkitën Lirnesin, qytetin e tij aleat.

Në Trojë e dërgoi një ushtri të madhe, në krye me Enenë, dhe vetë u transferua në qytet. E përjetoi pushtimin e Trojës. Enea prej qytetit që gjendet në flakë e nxjerrë në shpinë. Pas shkatërrimit të Trojës me Enenë dhe refugjatët trojanë lundroi në perëndim, por atdheun e ri të trojanëve dhe të dardanëve nuk e pa. Duke lundruar për në Itali, vdiq dhe varrin e vet e gjeti në Sicili.
Prej paraqitjeve të shumta artistike të shpëtimit të Anhizit veçmas dallohen dy: koleksioni skulptural i Berninit “Enea e shpëton Anhizin” dhe “Askanin nga Troja e djegur” (e vitit 1613, sot në Villa Borghese në Romë) dhe fragmenti me të njëjtin titull të freskët së Rafaelit “zjarri i Berjes”, që sot gjendet në Vatikan.

Nga antika na janë të ruajtura pesëdhjetë vaza me temën e shpëtimit të Anhizit. Një statujë e cila e paraqet “Enenë me Anhizin” është e artistit etrur, përafërsisht nga kalimi i shak. VI-V. para e.s. Figurën e Anhizit (ose më parë pamjen e shpirtit të Anhizit) e gjejmë poashtu edhe në njerin prej koleksioneve më të vjetra të ilustrimeve në dorëshkrimin e Eneides së Virgjilit nga shek. IV-V të e.s. (që sot gjendet në Bibliotekën e Vatikanit). /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here