6.1 C
Pristina
Wednesday, January 27, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Kontesha e famshme austriake në Shqipërinë e viteve 1930

Kontesha e famshme austriake në Shqipërinë e viteve 1930

Koleksionisti Artan Lame ka publikuar një fotografi mjaft interesante të një konteshe austriake e cila kishte ardhur për vizitë në Shqipëri në vitet 1930.

Ajo që e bën më interesante vizitën e saj është automjeti me të cilin ajo kishte përshkuar një pjesë të Shqipërisë së varfër të atyre viteve.

Në fotografinë e publikuar nga Lame, shfaqet kontesha e re austriake bashkë me shoqen e saj, ndaluar në një nga kthesat e Qafë Krrabës e përballë tyre një plak shqiptar i cili shfaq varfërinë e mjerimin e Shqipërisë së atyre viteve.

“Edhe sot, kjo do të bënte përshtypje. Marion Grafin Donhoff (1909-2002), ka qenë një konteshë austriake, nga ato gratë energjike, të mbetura pa qëllim pas fundit të “belle epoque”, që vinin vërdallë nëpër skutat e Evropës për të gjetur emocion.

Në vitin 1936, bashkë me një shoqen e saj, bën një udhëtim me makinë nëpër Shqipëri, duke u bërë një prej sensacioneve më të forta të kohës. Dy femra, vajza të reja, që udhëtonin me veturë të hapur -gjëja më moderne e kohës-, udhëve të zhavorta të Shqipërisë post’osmane.

Ngjan si temë për film. Në foto, Marion e fotografuar nga shoqja e vet, në një nga kthesat e Qafë Krrabës. Kjo foto që ka shërbyer edhe si kopertinë për librin e kujtimeve të saj, është një prej më të bukurave. E mbushur plot kontraste, kontradikta e trishtim, mes vajzës së re që sheh për së larti dhe plakut shqiptar të ngrirë përdhe në të shkuarën e vet”– shkruan studiuesi Artan Lame. /konica.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mos u mashtroni/ Ja si të dalloni një karikues origjinal nga ai fallco

Një karikues fallco padyshim që mund të shkaktojë probleme për celularin tuaj.Ata nuk janë vetëm me cilësi të...

Si t’i shpëtoni mushkëritë nga pandemia e virusit me 5 mënyra të thjeshta

Shëndeti i mushkërive shpesh neglizhohet deri në momentin që kemi probleme me frymëmarrjen. Mushkëritë janë organet kryesore të sistemit të frymëmarrjes dhe...

Dorëshkrim i At Shtjefën Gjeçovit, kur ishte famullitar i Gomsiqes

Dorëshkrimi që mban datën 28 dhjetor 1913, është studim për familjen fisnike të Dukagjinëve: fillesat e saj, pema gjenealogjike, vendshtrirja e zotërimeve...

Kujdes/ Ky është problemi i madh që iu ndodh syve nga telefoni, ja çfarë duhet të bëni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...

Recent Comments