6.1 C
Pristina
Saturday, March 6, 2021
Home KËSHILLA Si ta përdorni vajin e limonit për frymëmarrjen

Si ta përdorni vajin e limonit për frymëmarrjen

Vaji i limonit është një vaj esencial që nxirret nga lëkura e limonit. Kjo e fundit përmban një sërë vajrash aromatikë dhe përbërësish të çmuar që kanë një sërë vlerash shëndetësore. Ky vaj shërben si antioksidant i fuqishëm dhe ka një ndikim të madh në mendjen dhe shpirtin tonë. Shqipëria është një vend shumë i pasur me agrume dhe limoni përbën një nga prodhimet më të bollshme dhe më të larmishme në vend.

Shumica prej limonëve përdoret në kulinari, por prej tyre mund të nxirret një vaj esencial i pasur në vlera, vitaminë C dhe antioksidantë. Vaji Esencial i Limonit Për Rrugët e Frymëmarrjes Vaji i limonit është shumë i pasur me antiksidantë dhe i shërben rrugëve të frymëmarrjes. Sa herë që keni kollë, ju mund të lyeni kraharorin me disa pika të vajit esencial dhe do të vëreni që do të merrni frymë lirisht. Mjafton nuhatja e vajit esencial të limonit që rrugët e frymëmarrjes të hapen dhe të jenë të mbrojtura nga kërcënimet e stinës.

Vaji Esencial i Limonit Për Imunitetin Vajin esencial të limonit mund ta përdorni edhe për të forcuar imunitetin tani që kanë ndryshuar stinët. Mjafton të tresni disa pika vaj limoni në pak vaj ulliri dhe të masazhoni pjesën e fundshpinës ose shputat e këmbëve që të mbështesni imunitetin tuaj në mënyrë natyrale. Vaji Esencial i Limonit Për Tretjen Vajin esencial të limonit mund ta përdorni edhe për të përmirësuar tretjen. Sa herë të keni të përziera apo shqetësime në stomak, mjafton të hidhni një ose dy pika me vaj esencial limoni në një gotë me ujë dhe ta pini. Ky vaj është i domosdoshëm për të ruajtur nivelet e pehashit në organizëm. Këto të fundit janë gjithmonë në rrezik nga mjedisi, ushqimet e përpunuara dhe toksinat që akumulohen në trup. Ju mund ta konsumoni atë me pika duke e tretur në ujë. Ky vaj ju ndihmon të keni një humor të mirë sepse aroma e tij përcjell shumë pozitivitet. Limoni është efikas kundër stresit dhe ankthit dhe vaji i tij mund të aplikohet në lëkurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vendi i parë në Evropë që lejon hyrjen e pasagjerëve të pavaksinuar

Numri i rasteve të regjistruara rishtas është krejt i vogël, dhe njerëzit e vaksinuar, si dhe ata që janë rikuperuar nga koronavirusi...

Historia e një greku që u vra për Shqipërinë(Video)

Histori e jashtzakonshme e një njeriu që dha jetën për Shqipërinë,ësht ajo e Lefter Talos nga zona  Vurgut që i përkiste minoritetit...

Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

Vendi i parë pa Covid-19 në Evropë është ishulli Kastelorizo në Greqi, ku të gjithë banorët janë vaksinuar.Një...

Pse Cezari tha frazën e njohur: “Erdha, pashë, fitova”?

Pse i konsideroi banorët e Britanisë, “hordhi barbarësh që shkëmbejnë gratë dhe torturojnë pulat”.Fraza e famshme e Jul Cezarit përmbledh fitoren e...

Recent Comments