Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Mbretëresha Teuta, Mbretëresha e deteve, Teuta e Ilirisë

Megjithëse nuk sundoi shumë, që prej vitit 230-228 p.e.s., vepra dhe lavdia e Mbretereshes Teuta ka triumfuar deri në ditët tona.
Si vazhdimësi e emancipimit të femrës dhe e kulturës magjepsëse të Ilirisë, ishte edhe ardhja në fron e Mbretëreshës Teuta, gruas së dytë të Agronit. Ishte viti 231 p.e.s. kur vdekja parakohshme e mori Mbretin Agron dhe fronin e trashëgoi e veja e tij Mbretëresha Teuta, e cila më vonë u quajt “Mbretëresha e Deteve”. Mbreti Agron kishte dy gra por kuptohet Teuta kishte autoritetin dhe mençurinë e duhur për t’u bërë Mbretëreshë.

Ajo u vu në krye të shtetit e të ushtrisë Ilire. Megjithëse nuk sundoi shumë, që prej vitit 230-228 p.e.s., vepra dhe lavdia e saj ka triumfuar deri në ditët tona. Ajo e mori drejtimin e shtetit në një periudhë të lulëzuar, por do të duhej dora dhe mendja e saj për ta çuar më tej këtë përparim. Ajo u bazua dhe çoj më tej planet e lëna përgjysmë të Mbretit Agron, përforcoj më tepër rendin shtetëror, i dha përparësi pushtetit qendror, i dha impulse zhvillimit ekonomiko -kulturor të qyteteve si dhe fuqizimin në fushën ushtarake. Ajo u kujdes të mos cenoheshin kufijtë e mëparshëm të Mbretërisë.

Por vlen të përmendet se vëmendjen kryesore ja kushtoi flotës, ndërtoj disa anije luftarake të quajtura “Liburne”, të cilat bënin ligjin në detin Adriatik. Një shtet kaq i fuqishëm, me një fuqi detare të madhe, që sfidonte deri në hyrje të Mesdheut. Nuk mund të pranohej qoftë edhe në heshtje edhe nga shtetet fqinje. Sidomos nga fakti se prijësja e këtij vendi ishte grua. Duke qenë se ishte një grua e zgjuar dhe shuma guximtare Teuta shpesh e parandiente rrezikun. Si rrjedhim realizoj me sukses një veprimtari të gjithanshme politike, ushtarake e diplomatike. Ajo afroj shumë aleatë, për të përballuar kërcënimet e jashtme e për të përballuar opozitën e brendshme. Ndërsa nga ana strategjike punoj për të zbutur armiqësinë e mbretërve të veçuar, e në përgjithësi për të shuar rivalitetin e grupeve shoqërore të armatosura brenda mbretërisë. Me këtë vijë dinamike dhe elastike, Mbretëresha stratege e rriti prestigjin, shëndoshi pozitat në gadishull e në Adriatik. Për të ndaluar marrjen e territoreve të Ilirisë si dhe tkurrjen e shtetit Ilir në një hapësirë të cunguar, Teuta e shkallëzoj fushatën ushtarake. Kundër Lidhjes Epirote në jug, si rreziku më i mundshëm. Ajo udhëhoqi me sukses flotën dhe ushtrinë. Finiqi që njihej si qyteti më i pasur i Epirit, ra në duart e saj. Epiri u mund politikisht dhe ushtarakisht, u izolua e më pas Epiri braktisi edhe aleatët, ata u munduan ta mashtronin ” Mbretëreshën stratege”, por Teuta u tregua e shkathët. Ajo përfundoi armëpushimin me epirotët, ku siguroj aleancën e tyre. Me këto fitore ushtarake si dhe duke bërë aleanca ushtarake të njëhershme, e shtriu sundimin e saj në troje etnike duke vendosur një kufi të drejtpërdrejtë të shtetit të saj me atë të botës greke. Pra grupimi detar grek u shpartallua.

Ishulli Paskos, që ishte me rëndësi strategjike ra në duart e Teutës së Ilirisë. Në planin diplomatik e atë ushtarak. Teuta u bë objekt interesimi e diskutimi në shtetet përreth, sidomos në Romë, a mund ta duronte Perandoria Romake rivalitetin e një gruaje? Kjo gjë ishte një fyerje për superfuqinë e asaj kohe. Që të thyente epërsinë e flotës Ilire e të fuste nën kontroll Adriatikun si dhe të dobësonte Mbretërinë Ilire, Roma nisi një aksion të bashkërenduar politikë, diplomatik të shoqëruar me provokime ushtarake. Kështu kur disa anije romake u sulmuan në Adriatik nga disa anije ilire. Roma nisi dy konsuj Lain dhe Korongain në Shkodër për t’i kërkuar Teutës të ndërhynte që të ndërpriste sulmet në det. Ajo u premtoi romakëve se do të kujdesej që anijet e qytetarëve romakë të mos pësonin ndonjë padrejtësi në detin Adriatik, por nuk mund të ndalonte lundrimin e nënshtetasve privatë jashtë ilirisë. Delegati më i ri e quajti sjellje “të pahijshme, marrëzi dhe dobësi gruaje”. Teuta u fye shumë dhe kështu urdhëroj që të vrisnin konsullin e ri romak kërcënues, dhe urdhri i Mbretëreshës u krye.

Mbretëresha Teuta e kishte përgjithësuar praktikën e piraterisë, që në atë kohë ajo praktikohej nga të gjithë, meqë lidhej ngushtë me konceptin e tregtisë detare. Kështu Teuta urdhëroj që këtej e tutje kjo lloj tregtie nuk do të praktikohej vetëm nga shteti, por do të ishte e lirë edhe për iniciativën private. Polibio e quajti “pa pjekuri dhe budallallëk” Historiani Polibio nuk ushqente asnjë simpati si për Ilirinë por edhe për Teutën. Kjo ndjenjë ju keqësua akoma më shumë kur Teuta e përgjithësoi praktikën e piraterisë

Duke mos qenë të mësuar në atë epokë me praninë e grave si sunduese, mbretëruese e si stratege, Atë e portretizojnë një sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet por me dobësi frike dhe paqëndrueshmërie (por sa merrte vesh kërcënimet romake për luftë, posa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar , i përbuzte dhe çonte ushtri atje ku donte) . Por del se kjo Mbretëreshë stratege ilire, qëndronte në lartësinë e duhur të strategëve të kohës, të cilët dinë të çmojnë situata e të shfrytëzojnë rrethane).

Atëherë Romës i duhej një shkak dhe e gjeti:”Pirateria” e sidomos vrasje e romakut e kryer me urdhër të saj. Teuta përdori mjaft taktika toleruese për ta zbutur senatin e Romës, që të mënjanonte një konflikt të armatosur. Ajo ndërmori shumë masa mbrojtëse duke mobilizuar flotën dhe ushtrinë për mbrojtjen e vijës bregdetare, duke bllokuar bregdetin.

Romakët me rreth njëzetë mijë vetë dhe me dyqind anije zbarkuan në tre rajone në Durrës, Korfuz dhe Apolloni. Flota Ilire u ndesh me kundërshtarë të fortë, fitoj beteja të vogla . Dhimitër Fari duke menduar se do i zinte vendin Teutës e dorëzoi vetë flotën Ilire si dhe ishullin romakëve.

Teuta e drejtoj shtetin për një kohë të shkurtër, por duke qenë e dobësuar nga tradhëtitë e brendshme, e mbetur pa fuqinë ushtarake detare si dhe pa përkrahjen e fqinjëve, u tërhoq me forcat e pakta në qytetin e fortifikuar të Rizanit -në Malin e Zi. Ndërkohë Iliria u kthye në një provincë romake. Teuta e pa veten të dështuar por deri në fund të jetës nuk iu përul romakëve, për ndonjë kompromis apo dredhi. Teuta hoqi dorë nga froni dhe në vendin e saj mbretëroj Dhimitër Fari, kështu që ajo doli nga skena politiko-ushtarake. Për sa kohë mbretëroi dhe komandoj, ajo, luajti një rol të rëndësishëm historik në bashkimin e konsolidimin politiko – shtetëror në përparimin ekonomiko-kulturor e në fuqizimin ushtarak të Ilirisë. Legjendat thonë se vdiq e vetmuar por krenare. /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Kur kandidatët për deputetë premtonin ujë, drita e rrugë, historia e panjohur e fushatës elektorale të 1921-it

Publikohet historia e panjohur të zhvillimit të zgjedhjeve të para parlamentare që u mbajtën në…

2 mins ago

Durrsakët që drejtuan universitetet kryesore evropiane

Në një shkrim të Profesor Doktor Jahja Drançollit flitet për disa durrsakë të cilët kanë…

9 mins ago

Ushqimet që mund ti konsumoni edhe pas skadencës

Koha të gëzoheni, sepse sot ju kemi sjell një listë të ushqimeve të cilat mund…

38 mins ago

Donin të shembnin Kishën e Laçit, as shkenca nuk e shpjegon dot atë që u ndodhi 32 ushtarëve

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të…

55 mins ago

Kjo është historia e Louis Vuitton – nga një njeri i varfër në një markë gjigande

Sipas statistikave të vitit 2020, kompania Louis Vuitton zë vendin e 9-të midis markave më…

1 hour ago

Vargjet e shkrimtarit francez në 1609 për Skënderbeun: Flinte vetëm dy orë

Në faqen n°200 të poemës me titull “Le Dauphin” të shkrimtarit francez Jacques de La…

2 hours ago