6.1 C
Pristina
Monday, March 1, 2021
Home KËSHILLA Si të eliminojmë erën e cigareve nga veshjet

Si të eliminojmë erën e cigareve nga veshjet

Ne të gjithë e njohim atë arome që na ndjek nga pas në përfundim të një mbrëmjeje jashtë në bare, darke rreth zjarrit ose një mbrëmjeje vere në koncert.

Kjo aromë e aspak e këndshme ju ndjek në shtëpi dhe duket sikur mbështjell çdo gjë që prekni. Por si mund të shmanget aroma e tymit të duhanit nga rrobat?

Më poshtë gjeni disa udhëzime:

Pa larje:

Ajrosja

Gjëja e parë për të cilën ka nevojë një veshje e “tymosur” nga duhani është ajri i freskët. Vareni veshjen në një zonë të ajrosur mirë … ideale do të ishte ta nxirrni në mjedise të jashtme. Është e habitshme se çfarë mund të bëjë dielli dhe ajri i freskët.

Sodë buke

Vendosni rrobat në një qese me mbyllje të veçantë ku ka hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur brenda. Nëse nuk keni një qese të tillë në përmasë të mjaftueshëm, mund të përdorni edhe një qese plastike pazari ose qese mbeturinash. Shtojini ½ filxhan sode buke, mbylleni ose lidhni qesen në mënyrë të sigurt, jepni një lëvizje të shpejtë dhe lëreni të qendrojë ashtu gjatë natës. Kjo do t’i japë kohë sodës së bukës për të thithur erën. Pasi ta keni lënë për një kohë të caktuar, nxirreni qesen jashtë, hapeni dhe shkundni veshjen për ta pastruar nga soda.

Në makinë larëse:

Përdorni Uthullën para larjes

Para se t’i lani, lërini rrobat tuaja për pak kohë të zhytyra që të eliminon erën. Shtoni 1 gotë uthull në lavaman ose legen, pastaj mbusheni me ujë të ngrohtë. Shtoni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial për një aromë të freskët. Lëreni veshjen për 30-60 minuta, pastaj lajeni sipas udhëzimeve.

Lëng limoni

Lëngu limonit të freskët mund të bëjë mrekulli për të gjitha llojet e qëllimeve të pastrimit, sidomos në lavanderi. Zbardh veshjet e bardha dhe gjithashtu heq të gjitha llojet e aromave, si p.sh. edhe tymin e duhanit, vetëm duke shtuar ½ filxhan lëng limoni në larje.

Vodka

Alkooli është një pastrues i fuqishëm i aromave dhe i sigurt edhe për veshjet delikate. Hidhi ½ filxhan vodka në larje për të eliminuar edhe aromat më të vështira.

Këshilla të tjera:

Shmangni sa të mundni mjediset me tym duhani. Tymi i duhanit jo vetëm është i dëmshëm për shëndetin tuaj, por ka dhe aromë të pakëndshme që mund të hiqet vetëm në lavatriçe.

Për të shmangur këto elemente, duhet te lini cigaren ose të paktën të kaloni në alternative më të mira, si IQOS. Duke mos e djegur por ngrohur duhanin, kjo pajisje eleminon totalisht tymin, pjesën dërrmuese të elementeve të dëmshëm dhe aromat e pakëndëshme që ngjiten në rrobat tuaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Tradita e pazakontë e mikeshave të nuses arbëreshe/Ja çfarë bënin ato

Një traditë e pazakontë zbatohej nga mikeshat e nuses arbëreshe para martese në Lungro, Kalabri. Para se një vajzë arbëreshe të martohej,...

Shikoni çfarë ndodh kur ndez 6000 fije shkrepëse njëherësh

Duket si një tortë gjigante, por nuk është e tillë. Megjithatë, le të quajmë një “tortë” me plot 6,000 fije shkrepëse. Sigurisht...

Liqeni vdekjeprurës, në një natë humbën jetën mbi 1700 njerëz

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 21 gusht të vitit 1986, një nga fatkeqësitë më misterioze natyrore në histori.

Recent Comments