Kini parasysh se intoleranca ndaj ushqimit dhe alergjitë nga ushqimi nuk janë e njëjta gjë. Në përgjithësi, simptomat e intolerancës së ushqimit nuk janë kërcënuese për jetën, por ende mund të jenë mjaft të pakëndshme.
Ndonjëherë simptomat e një intolerance ushqimore mund të jenë kaq të lehta saqë as nuk ua merr mendja se keni intolerancë. Por sapo ta kuptoni dhe thjeshtë ta ulni konsumimin e ushqimit që ju cënon, nuk do të keni kurrë një ndjesi parehatie sërish.
Ja lista e llojeve më të zakonshme të intolerancave ushqimore dhe simptomat e tyre tipike.
Ka disa shenja të zakonshme që mund të tregojnë se mund të jeni duke vuajtur nga një intolerancë ushqimore:
Dhimbje barku
Fryrje
Diarre
Gazra
Rrahje të shpejtë të zemrës
Ankth
Pagjumësi
Nervozizëm
Shqetësim
Hundë të bllokuara dhe më shumë
Është e rëndësishme të kuptojmë se cilat lloje ushqimesh kanë më shumë gjasa të të japin parehati. Le t’i shohim nga afër!
1. Bulmeti
Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës nuk mund të tresin laktozën, sheqerin në produktet e qumështit.
Simptomat e zakonshme:
Dhimbje barku
Fryrje
Diarre
Gazra
Nëse mendoni se mund të keni një intolerancë ndaj laktozës, shmangni produktet e qumështit duke përfshirë gjalpin dhe akulloret. Por shpesh, njerëzit me intolerancë laktoze nuk kanë problem me disa djathëra të vjetër dhe produkte të fermentuara si kefir-i.
2. Kafeina
Nëse mendoni se kafeja është produkti i vetëm që përmban kafeinë, përpiquni të mos pini kafe dhe do ta kuptoni se kjo nuk është aspak e vërtetë.
Kafeina gjithashtu mund të gjendet në çaj, pije me ngjyrë, pije energjike dhe çokollatë. Edhe çaji i gjelbër ose i bardhë ka gjurmë kafeine.
Simptomat e zakonshme:
Rrahje të shpejtë të zemrës
Ankth
Pagjumësi
Nervozizëm
Shqetësim
Nëse ju mendoni se ju mund të keni një intolerancë kafeine, kufizoni konsuminin e çajit dhe kafeinës, ose konsumoni në vend të tyre ato pa kafeinë.
3. Salicylates
Mos u shqetësoni nëse fjala “salicylates” ju tingëllon si diçka jo e mirë – salicilatet janë në të vërtetë kimikate natyrore që bimët prodhojnë si një mbrojtje kundër insekteve dhe sëmundjeve. Ajo mund të gjendet në një gamë të gjerë të ushqimeve të tilla si fruta, perime, çaj, kafe, erëza, arra dhe mjaltë.
Simptomat e zakonshme:
Hundët e bllokuara
Astmë
Diarre
Inflamacion i zorrëve (kolit)
Urtikarie
Megjithëse është e pamundur për të hequr salicilatet plotësisht nga dieta ushqimore, shmangia e ushqimeve të larta në salicilate si erëzat, kafeja, rrushi i thatë dhe portokalli mund të ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e një intolerance ndaj salicilateve.
4. Amines
Një tjetër kimik i quajtur amine është një substancë e krijuar natyrshëm gjatë ruajtjes dhe fermentimit të ushqimit. Ka shumë lloje të ndryshme të amine-ve dhe mund të gjenden në agrume, çokollatë, peshk të tymosur, mish të konservuara, djathrave të vjetër, uthull, birrë dhe verë.
Simptomat e zakonshme:
Skuqje e lëkurës
Dhimbje koke
Urtikarie
Kruarje
Ankth
Dhimbje stomaku
Diarre
Presion të ulët të gjakut
Nëse mendoni se mund të keni një intolerancë ndaj amines, përpiquni të eliminoni ushqimin që e përmban shumë këtë lloj substance. Marrja e një antihistamine gjithashtu mund të jetë një opsion.
5. FODMAPs
FODMAPs janë një grup karbohidratesh që gjenden në shumë ushqime dhe absorbohen dobët nga sistemi ynë i tretjes. Bakteret thyejnë FODMAPs dhe prodhojnë gazra që shkakton fryrje dhe parehati.
Simptomat e zakonshme:
Sindroma e zorrëve të irrituara
Fryrje
Diarre
Gazra
Dhimbje barku
Kapsllëk
Nëse mendoni se mund të keni një intolerancë ndaj FODMAP-s, përpiquni të eliminoni ushqimin e pasur me këto përbërës.
6. Gluteni
Intoleranca ndaj glutenit është më e zakonshme sesa ne ndoshta mendojmë. Studimet vlerësojnë se intoleranca ndaj glutenit ndikon kudo prej 0.5 deri 13% të të gjithë popullsisë.
Gluteni është një proteinë që gjendet në grurë, elb, thekër dhe tritikale.
Simptomat e zakonshme:
Dhimbje barku
Fryrje
Dhimbje koke
Urtikarie
Nëse mendoni se ju mund të keni intolerancë ndaj glutenit, shmangni bukën, makaronat, drithërat, birrën, biskotat dhe salcat (sidomos salcë soje).
7. Fruktoza
Fruktoza është një lloj sheqeri që gjendet në fruta, perime dhe mjaltë. Për disa njerëz, fruktoza nuk absorbohet në mënyrë efikase duke shkaktuar kështu parehati.
Simptomat e zakonshme:
Refluks acid
Gazra
Të përziera
Fryrje
Nëse ju mendoni se ju mund të keni një intolerancë ndaj fruktozës, shmangni ose eliminoni pijet me ngjyrë, mjaltin, lëngjet e frutave dhe fruta të caktuara si mollë, shalqi, qershi dhe dardha si dhe disa lloje perimesh.