Lexoni biografitë e shkurtra të tri mësueseve të para shqiptare në Mitrovicë, të cilat dhanë kontribut të madh në zhvillimin e arsimit në Kosovë dhe më gjërë. /InforCulture.info

Zehra Zhubi

Lindi më 1917 në Mitrovicë dhe ishte një nga tri mësueset e parë të Mitrovicës. E kreu shkollën fillore dhe atë të zejtarisë (shkollë e punës për femra) në Mitrovicë, ku pastaj më 1941 do të filloi punën në shkollën “Skenderbeg”.

Më 1943 kreu kursin pedagogjik të Prishtinës. Më 1945 së bashku me dy shoqet e tjera Melihatin dhe Linën do të burgosen . Do të transferohet në Prizren më 1946 e pastaj në Kaçanik ku punoi deri më 1950. Ajo kishte jetë të vështirë pasi që duhej të udhëtonte shpesh për ta vizituar burrin e saj në Mitrovicën e Sremit, pasi që ky ishte Patriot i madh dhe ishte denuar me 20 vjet burg. Burri i saj u lirua më 1954 por tërsisht i dëmtuar ku pas pak vdiq. Me hapjen e shkollës turke në Mitrovicë ajo u kthye në vendlindje ku punoj së pari si mësuese e pastaj edhe drejtoreshë e shkollës. Ajo punoi në këtë shkollë deri në mbylljen e saj. Më 1989 Zehra Zhubi do të shpërngulet në Turqi.

Paulina (Lina) Shkreli -Çupërjani

Lindi në Mitrovicë më 1922, si bija e Simon Shkrelit të mirënjohur. Shkollën fillore dhe katër klasë gjimnaz i kreu në Mitrovicë në gjuhën serbe. Edhe kjo sikur Melihati kreu kursin pedagogjik të Prishtinës në të njejtën kohë dhe filloi punën në shkollën e qytetit “Skenderbeg”. Kjo së bashku me Melihatin, Zehrën, Bedri Gjinën, Ali Gaxhën, Ahmet Efendi Mustafën, Jorgji Shuteriqin vuri themelet e para të arsimit shqip në Mitrovicë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë edhe kjo do të burgoset sikur Melihati dhe Zehraja për të njejtin “preteks absurd”. Pas burgut ajo u emërua mësuese në Gjakovë, ku pastaj atje u martua edhe me patriotin dhe mësuesin e madh Gjergj Martini, i cili vetëm pas një vjet martese me Linën u pushkatua. Lina përjashtohet nga puna dhe vendoset në Prizren si edukatore, por gjithnjë në syrin e komunistëve. Vdiq më 30.qershorë 2000 në Prizren. Edhe ajo do të dekorohet për merita të njejta sikur Melihati, nga Sali Berisha.

Melihate Deva-Nura

Lindi më 1924 dhe ishte një nga mësueset e para të shkollës shqipe. Shkollën fillore dhe atë zejtare i mbaroi me sukses në gjuhën serbe , në Mitrovicë para Luftës së Dytë Botërore. Më 1942 kryen kursin pedagogjik në Prishtinë dhe menjëherë emërohet mësuese e shkollës së qytetit “Skenderbeg” ku do të punoj me kolegët tjerë si Lina Shkreli, Bedri Gjinaj, Zehra Zhubi etj.

Pas Luftës së Dytë Botërore bëhet mësuese në Gjakovë ku së shpejti do të burgoset nga OZNA për shkak të veprimtarisë së saj kulturo/arsimore dhe patriotike. U lirua nga burgu me “urdhër” që të punonte në shkollat shqipe nën “programet e pushtetit poullorë” ku ishte gjithnjë në përcjellje të pushtetit. Do të burgoset shpeshjt pastaj për aktivitetet e bashkëshortit të saj Nevruz Nura. Pas lirimit të saj dhe të bashkëshortit lëshoj Mitrovicën dhe u vendos në Gjilan ku punoi si mësuese në “shkollën e Amvisnisë”.

Më 1958 ajo dhe familja do të vendosen në Prishtinë ku ajo deri në pension do të punoi si edukatore në foshnjorën e qytetit. Për meritat e saja në hapjen e shkollave shqipe në Mitrovicë dhe rrethinë ajo do të dekorohet me Dekretin nr. 811, dt.11 prill 1994 nga presidenti i Shqipërisë Sali Berisha. /InforCulture.Info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here