LIRIA

Prej zemrës t’plast me mllef e vnerë,
Me u nalë e me menue,
Shum’ pak menje mujn me i ra n’fije,
A o ma zor me fitue lirinë,
A me e majt ma zor tek osht?!

A osht ma keq me t’shkel i huji
A i joti me t’majt nër kam,
A ish ma ron me derdhë gjak..
A me shkelë gjakun e derdhun..?

Nihm’o Zot, jep men ku ska!

A ke ma vshtirë me na bashkue lufta,
A liria me na përqa..?
A dhem ma shum’ vaji i luftës,
A me grry plagë n’liri..?

A ke ma mirë me dekë hala,
A t’gjall me metë e copa copa..
A osht ma idht me t’gjymtu lufta,
A idht me rrnu n’liri t’gjymtume?

Me ne Zot i knaqun kofsh!

A ma mirë n’vorr me lavdi,
A për t’zi me ecë n’liri!?

B.Islami

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here