Veshjet e bardha delikate e humbasin shkëlqimin dhe bardhësinë e tyre me kalimin e kohës. Përdorimi i klorit tek to nuk është i rekomandueshëm, përveçse është toksik. Nëse keni një bluzë ose fustan të bardhë delikat dhe i ka humbur shkëlqimi i mëparshëm, ja si të veproni për ta pasur përsëri si të ri:

-7 litra ujë të ngrohtë

-Një gotë ujë i oksigjenuar (e blini në farmaci)

-½ gote sodë për larje ( e blini në market)


Hapi 1

Shtoni ujin e ngrohtë në një legen.

Hapi 2

Shtoni gjysmë gote sodë larjeje. Mund ta blini në supermarket  ose të përdorni sodë buke. Ka efekte të mëdha zbardhuese.

Hapi 3

Shtoni një gotë ujë të oksigjenuar (peroksid hidrogjeni). Edhe ky është një zbardhues i fuqishëm.

Hapi 4

Përzieni gjithë përbërësit bashkë dhe shtoni aty veshjet e bardha. Zhytini dhe lërini për një orë

Hapi 5

Pas një ore, hiqini rrobat e bardha dhe shpëlajini me ujë. Thajini sipas udhëzimeve, me centrifugë ose shtrydhje. Veshjet tuaja do të jenë të bardha si ditën kur u blenë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here