Categories: KURIOZITETE

Këto janë 10 ndërtimet më të shtrenjta në botë

Në botë ka disa projektet ndërtimore që njihen për kosto më të lartë të ndërtimit. Ato vlerësohen edhe për madhështinë dhe pamjen e tyre. Më poshtë po përmendim 10 më të famshmet.


1.Stacioni internacional i gjithësisë

Ndërtimi i këtij stacioni kushtoi 157 miliard dollarë dhe ndërtimi i tij mori kohë disa vjet. Parashikohet që në fund të vitit 2011 të jetë gati për përdorim.

  1. Diga Itaipu, Brazil
    Kjo është një digë hidroelektrike që ndodhet në lumin Parana i cili shtrihet në kufirin Brazil-Paraguaj. Kjo digë gjeneron sasi të mëdha të energjisë me të cilën furnizohen të dy shtetet. Ndërtimi i kësaj dige 7700 m përfundoi në vitin 1984 dhe kushtoi 85 miliard dollarë.
  2. Diga Three Gorges
    Gjendet në distriktin Yiling, provinca Hubei/Kinë, dhe pritet që ndërtimi të përfundon në fund të vitit 2011. Kostoja e përgjithshme e ndërtimit llogaritet të jetë 25 miliard dollarë, dhe kjo digë konsiderohet si “gjeneruesi më i madh i elektricitetit në botë”, dhe prodhuesi i dytë më i madh në botë pas digës Itaipu që ndodhet në Brazil.
  3. CVN-78 anije mbajtëse ushtarake
    Kjo anije konsiderohet të jetë anija më e madhe dhe njëra prej investimeve më të mëdha sa i përket anijeve “mbi-detëse”. Anija është e pajisur për situatat më të këqija dhe është e kompletuar me teknika më të sofistikuara dhe sisteme të sulmeve. Anija ka vlerë prej 8.1 miliard dollarë dhe është ndërtuar në SHBA.
  4. Gypat në Alaska
    Këto gypa janë të gjatë afro 800.302 milje apo 1,287.961 km dhe janë pronë e kompanisë Alyeska Pipeline Service. Këto gypa të gjatë konsiderohen si një ndër ndërtimet më të shtrejta në botë sepse kushtuan 8 miliard dollarë.
  5. Centrali Nuklear Olkiluoto
    Investimet për ndërtimin e këtij centrali nuklear llogariten mbi 7.8 miliard dollarë dhe është ende në ndërtim e sipër. Ky central nuklear po ndërtohet në ishullin Olkiluoto në Finland, dhe pasi të përfundohet pritet të gjeneroj 14,268 kilowat orë energji gjatë vitit.

7.Reaktori termonuklear eksperimental internacional
Ky reaktor eksperimental ndërtohet nga India, Japonia, Rusia, Korea Jugore, SHBA, UE dhe Kina. Këto shtete punojnë bashkë për ndërtimin e reaktorit më të madh dhe më të avancuar për fusion nuklear. Reaktori po ndërtohet në Cadarache/Francë dhe pritet të përfundohet në vitin 2016.

  1. Ura New Bay
    Qeveria e SHBA shpenzon 6.3 miliard dollarë për ndërtimin e këtij projekti të madh dhe pritet që ti shërbej trafikut të tyre në vitin 2012. Kjo urë po ndërtohet që ta zëvendësojë urën e vjetër San Francisco-Oakland Bay e cila konsiderohet si e rezikshme për njerëzit që vozisin në të.
  2. Kollideri Hadron
    Organizatat europiane për hulumtime nukleare (CERN) ndërtoi akseleratorin më të madh të grimcave i cili kushtoi 6 miliard dollarë. Ishte ndërtuar 175 metra thellë në kufirin Francë-Zvicër. Ndërtimi i tij u përfundua në vitin 2008 dhe konsiderohet si qendra më e avancuar për hulumtime të energjisë.
  3. Ura Oresund
    Kjo urë e gjatë madhështore është dizajnuar nga Georg Rotne, dhe sot konsiderohet si ura më e gjatë hekurudhore në kontinetin e Europë. Ajo lidhë Suedin me Danimarkën dhe kushtoi 6 miliard dollarë. Eshtë moderne, e qëndrueshme dhe po bëhet krenaria e re e këtyre dy vendeve që nga viti 2000.
In For Culture

Recent Posts

Cilat janë ushqimet që shkaktojnë dhimbje koke – Çfarë duhet të bëni

Nëse vuani vazhdimisht nga dhimbjet e kokës apo migrena, atëherë një nga shkaktarët mund të…

5 mins ago

Kur Korça tregtonte mallra luksi nga Parisi, Milano, Praga…

Disa dokumente të rralla, të viteve ’29-’30, vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Në…

14 mins ago

Fotografi që pasqyroi qiellin me imazhe mahnitëse(Foto)

Quhet Sulabh Lamba dhe është vetëm 21-vjeçar, nga Rewari, India, por që në setin e…

27 mins ago

Qyteti nën Liqenin e Ohrit dhe historia e tij

Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha…

48 mins ago

5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës

Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës të cilat mund…

1 hour ago

Ambiciet e italianëve, gjermanëve, kroatëve dhe serbëve për tokat e Sanxhakut

Shkruan: Ismet Aziz Shqiptarizim të popullsisë autoktone, joserbe, në Sanxhakun e Pazarit të Ri, qarqet…

1 hour ago