Sot kujtojmë antarin e Rock grupit MAK, Haki Misinin i cili fillimisht u kidnapuan nga banesa e tij në veri të Mitrovicës dhe më pas u vra nga forcat paramilitare sërbe më datë 9/6/1999 /InforCulture.info

Haki Misini, ishte zëri kryesor i rockut shqiptar në vitet e 70-ta, zëri i tij jehon edhe në ditët e sotme përmes këngëve të tij të pavdekshme. Ai ishte një nga themeluesit e grupit muzikor MAK.

Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi. Ky grup konsiderohet pionier i rok muzikës kosovare dhe ka merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vend.

Nga gjashtë anëtarët e grupit, Haki Misini-vokalisti i grupit dhe Mehmet Tupella-bateristi u ekzekutuan nga forcat kriminale serbe në Mitrovicë gjatë luftës së fundit në Kosovë, bashk me 14 civilë të tjerë shqiptarë.

Më poshtë kemi bashkangjitur këngën ‘’Në livadh të jetës tri gota i gjeta’’ të kënduar nga grupi MAK. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here