Nëse ju pëlqen kafeja, atëherë e njihni ndjesinë e shijimit të saj teksa e rrufitni në filxhanin tuaj të parapëlqyer.
Në raftin e kujtdo gjendet një filxhan që dallon nga të tjerët, sepse është i veçantë, ka një domethënie apo me të, kafeja shijon më shumë. Ju mund të blini filxhanë të bukur, por edhe mund t‘i personalizoni, duke shtuar detaje apo zbukurime.
Në këtë material ju propozojmë ide të bukura e të thjeshta, të cilat mund t’i realizoni në më pak se dhjetë minuta. Shijojeni kafenë në filxhanin tuaj tashmë të ri!










