Categories: KËSHILLA

Mjekime popullore për kollën

Kolla është një simptomë shumë e shpeshtë. Edhe pse shpeshherë diçka jo e rëndësishme, kolla është shumë e bezdisshme, prandaj të gjithë do të dëshironim të shpëtonim nga ajo sa më shpejt që të ishte e mundur. Mund të përdorim vetë-kurimin.

Dikush do të donte të përdorte ilaçet e ashtuquajtura të gjyshes.
Mjalti, lëngjet, shurupër e bërë në shtëpi…ilaçet e gjyshes kundër kollës janë të shumta dhe shpeshherë mjekësia moderne i njeh efektet e tyre, por duhet pasur kujdes që këto kura të përdoren kur njihet origjina e kollës.
Mjalti, një ilaç i njohur
Gjyshet tona e përdornin mjaltin kundër kollës…dhe ato kishin të drejtë. Nga një studim i bërë në Universitetine Pensilvanisë rezulton se mjalti është ilaçi më i efektshëm kundër kollës së fëmijëve dhe adoleshentëve. Studimi u krye me 105 fëmijë me kollë të fortë. Një pjesë e fëmijëve merrte një lugë mjaltë përpara se të shkonte për të fjetur, një pjesë tjetër merrte thjesht një lugë mjaltë, një pjesë tjetër nuk merrte asgjë.
Fëmijët që përdornin mjaltin ishin ata që kolliteshin më pak gjatë natës dhe, pra, që flinin më mirë.
Nuk është e ndaluar që edhe të rriturit ta provojnë këtë ilaç.
Fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç duhet të përdorin gjysmë luge çaji, fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç një lugë çaji, ndërsa të rriturit dy lugë mjaltë. Mund të përdoret vetëm mjaltë ose mjalti mund të hidhet në qumësht të ngrohtë. Për të rritur efektet e mjaltit, mund të hidhni edhe kanellë (1/4 lugë kafeje).
Çajra, shurupe të përgatitura në shtëpi apo lëngje kundër kollës
Të parët tanë prodhonin çajra me bazë bimësh, disa ndër të cilat kishin veprim anti-kollë. Më e njohura nga ato është trumza. Veprimi i saj antiseptik vjen nga timoli, njëri nga përbërësit aktivë të kësaj bime. Bimë të tjera me veprim anti-kollë janë kopra, jargavani, gjethe delli, likuiricia. Ato mund të gjënden në formën e çajrave, shurupeve apo bonboneve.
Një shëmbull çaji shumë të thjeshtë: ziejmë 3 deri në 4 degë trumze në 200 ml ujë, heqim degët kur uji është bërë i verdhë dhe hidhen 1 deri në 2 lugë të vogla mjaltë. Të pihet gjatë gjithë ditës.
Mund të provoni edhe shirupet e shtëpisë, për shëmbull me bazë karotash. Priten karotat me rondele shumë të holla pa ua hequr lëkurën, mbulohen me sheqer dhe lihen gjithë natën. Bëhet një shurup që duhet pirë gjatë ditës. E njëjta gjë mund të bëhet me një rrepë apo një qepë.
Në rast se kolla vazhdon, kujdes!
Megjithatë, të gjitha ilaçet këshillohen kur është bërë diagnoza ose kur kolla është shfaqur pak përpara, pa asnjë simptome shqetësuese. Kolla në fakt mund të zbulojë një sëmundje serioze. Për më tepër, kolla e njomë dhe kolla e thatë nuk kurohen në të njëjtën mënyrë.
Në rastin e kollës së njomë, përdorimi i një anti-kolle, domethënë i një medikamenti që bllokon kollën, është i kundër-indikuar. Në këtë rast duhet lehtësuar nxjerrja e sekrecioneve të bronkeve duke përdorur medikamente që mund t’i ndryshojnë në mënyrë që ato të rrjedhin. Këto medikamente që ndryshojnë përbërjen e mukusit, e bëjnë më të rrjedhshëm dhe lehtësojnë në këtë mënyrë nxjerrjen e tyre.
Kolla e thatë mund të eliminohet me anë të një kure anti-kollë, veprimi i së cilës ndërpret kollën. Atëherë, edhe në rastin e ilaçeve popullore, është mirë të kërkohet mendimi i farmacistit.
Megjithatë, në rast se kolla vazhdon mbi 5 ditë pas fillimit të kurës, duhet të konsultoheni me mjekun në mënyrë që të gjeni origjinën e saj e të kuroni patologjinë që e shkakton.

In For Culture

Recent Posts

Çfarë është sindroma Tourette?

Sindroma Tourette është një problem me sistemin nervor që i bën njerëzit të bëjnë lëvizje…

3 hours ago

Si u shndërrua Athina nga Pellazge në Greke

Straboni na tregon se si e morën grekët, Athinën pellazge! Asnjë provë e vetme nuk…

3 hours ago

Nuk i dini? Ja cilat janë produktet që nuk skadojnë pothuajse kurrë

Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse…

3 hours ago

Shoferi i parë që u dënua me gjobë për tejkalim të shpejtësisë, ja sa km/h po voziste

Walter Arnold ka qenë duke drejtuar makinën “Arnold Benz Motor” Cariage, me 12 kilometra në…

3 hours ago

Çfarë janë Venomet?

Venomet janë e drejta kanunore e përpunuar gjatë shekujve në krahinat e Shqipërisë. Para pushtimit…

4 hours ago

12 foto të frikshme të qyteteve kineze ku nuk jeton asnjë njeri – arsyeja do t’ju befasojë

Në Kinë ekzistojnë qindra qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne…

4 hours ago