Majat e djegura të flokëve na tmerrojnë sepse janë tregues i flokëve jo të shëndetshëm dhe jo të trajtuar siç duhet. Një nga propozimet që sugjerohet më tepër në këto raste, është prerja e tyre. Nëse mezi i keni rritur dhe ju vjen keq t’i prisni, mund të përfitoni nga disa trajtime natyrale të përgatitura në shtëpi të cilat do t’ua rigjenerojnë flokët e djegur.
Flokët me maja të ndara përveçse duken estetikisht jo mirë, pengojnë rritjen e mëtejshme të flokut. Zbuloni më poshtë si t’i riparoni ato me metoda të thjeshta dhe produkte që i keni në kuzhinën tuaj.
Vezët
Proteinat e tyre ndihmojnë majat e flokëve të rigjenerohen, per pasojë, flokët duken më të shndritshëm dhe më të hidratuar. Mund të përgatisni një shampo natyrale me vezë në kushtet e shtëpisë: ju duhet një vezë, një litër ujë i ngrohtë dhe 30 gr. rozmarinë e freskët.
Zjeni ujin, shtoni rozmarinën dhe lëreni të pushojë. Pasi të jetë ftohur, shtoni vezën e rrahur. Zëvendësoni shampon me këtë përzierje dhe do të eliminoni majat e dyfishta duke ushqyer e hidratuar flokët.
Papaja
Merrni një papaja, një vasketë kos natyal dhe disa pika vaj bajamesh. Me tulin e papajës krijoni një pure dhe përziejeni me kosin. Shtoni tre pika vaj bajamesh. Aplikojeni përzierjen në majat e dyfishta dhe masazhojini. Mbulojini flokët me qese dushi ose qese plastike. Lëreni përzierjen për 20 minuta dhe lani flokët me ujë të vakët.
Vaj kokosi
Për këtë recetë, nëse nuk keni vaj kokosi, mund ta zëvendësoni me vaj ulliri ose vaj bajamesh: rezultatet do të jenë të shkëlqyera. Por si mund të riparohen majat e flokëve me vaj kokosi? Pasi t’i keni larë, aplikoni disa pika tek majat dhe lëreni për disa minuta. Mund t’i shpëlani ose jo.
Avokado
Vajrat esencialë të avokados i bëjnë flokët tuaj më të bukur vetëm pas disa aplikimesh. Ju duhet një avokado, një lugë vaj ulliri dhe një e bardhë vezësh. Shtypni tulin e avokados dhe përziejeni në një tas bashkë me vajin dhe të verdhën e vezës derisa të merrni një masë homogjene. Aplikojeni në maja, mbështillni flokët me peshqir, lëreni për gjysmë ore dhe lani flokët si zakonisht.
Tonik me birrë
Kjo recetë e bërë në shtëpi zbut flokët dhe i rigjeneron njëkohësisht. Përzieni dy lugë birrë me dy lugë uthull molle. Aplikojeni përbërjen në gjithë sipërfaqen e flokut, sidomos në maja. Lëreni për disa minuta dhe lajini flokët duke i shpëlarë me ujë të vakët.
Aloe vera
Kjo bimë ka shumë benefite për lëkurën dhe flokët, prandaj nuk mund të mungonte në këtë listë. Prisni një gjethe aloe vera dhe nxirrini xhelin. Aplikojeni në flokët e sapo larë ndërsa janë ende të lagur. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe lajini përsëri flokët ose thjesht shpëlajini me ujë të vakët.
Kosi
Për këtë recetë duhet të përdorni kos natyral dhe lëngun e gjysme limoni. është një medikament që riparon majat e dyfishta dhe i bën flokët më të bukur. Në një tas përzieni një vasketë të vogël kos me gjysmën e limonit. Aplikojeni në flokë dhe lëreni për 15 minuta. Jo vetëm që flokët do të duken më të bukur, por do të jenë të shëndetshëm në thellësi.
Mjalti
Mjalti ka shumë veti prandaj nuk mund të mungojë në shtëpitë tuaja. Për këtë recetë duhet të përzieni një të verdhë veze, dy lugë vaj ulliri dhe një lugë mjaltë. Krijoni një masë homogjene dhe aplikojeni në flokë të thatë. Lëreni për gjysmë ore dhe shpëlajeni me ujë të vakët.Lani flokët si zakonisht dhe përsëriteni njëheë në javë.
Vaj argani
Ky vaj me origjinë nga Maroku është një mrekulli e vërtetë për majat e dyfishta. Pas disa aplikimeve do të vini re ndryshime domethënëse. I quajtur ndryshe si ‘ari i lëngshëm’, ai është i pasur me acide esenciale, vitaminë E dhe polifenole.
Hidraton, rigjeneron dhe mbron nga rrezet UV, eliminon rënien e flokëve, përshpejton rritjen e tyre dhe forcon rrënjët e riparon majat e ndara. Aplikojeni në flokë të thatë dhe shpëlajeni më pas ose aplikojeni pas larjes duke e lënë të veprojë gjithë natën.