6.1 C
Pristina
Tuesday, January 26, 2021
Home KËSHILLA 4 mënyra si ta përdorni miellin e misrit për të pastruar

4 mënyra si ta përdorni miellin e misrit për të pastruar

Mielli i misrit është një produkt që nuk mungon kurrë në familjet tona, ndoshta edhe për shkak të traditës të së shkuarës ku mielli i misrit ishte përbërësi kryesor i bukës së famshme të misrit. Ai është përbërësi bazë për shumë gatime tradicionale si pispilia,lakrori apo dhe byreku, por mielli i misrit ka shumë përdorime për të cilat mund të mos keni dëgjuar më parë. Living ju njeh me katër prej tyre.

• Mund t’ju duket e çuditshme, por mielli i misrit ju ndihmon shumë në hekurosjen e rrobave. Në një shishe spray shtoni 3 lugë çaji me miell misri dhe 1 litër ujë. Tundeni përzierjen derisa të bëhët e njëtrajtshme dhe më pas përdoreni sa herë që ju duhet të hekurosni rrudhat e vështira. E bukura e këtij truku është se nuk lë shenjë në veshjet e errëta.
• Në qoftë se jeni nga ata persona që duhet të jenë tërë kohës në lëvizje apo të qëndroni shumë në këmbë, me siguri që nuk ndiheni aspak mirë sa herë që këpucët ju vijnë erë. Për të larguar erën e keqe nga atletet apo këpucët e preferuara spërkasni pak miell misri. Lëreni të veprojë gjatë gjithë natës dhe të nesërmen nuk do të ketë ngelur asnjë lloj ere e keqe.
• Shumë fëmijëve u pëlqen të vizatojnë mbi tapet dhe jo rrallëherë të vizatojnë edhe vetë tapetin. Për të eleminuar njollat e bojërave të ujit apo penelave ekziston një truk fare i thjeshhtë. Pluhursni njollat me miell misri dhe lëreni të veprojë për 20 minuta, thithni më pas pluhurin me fshesë me korend. Mielli e misrit do të ketë absorbuar pjesën më të madhe të njollës, nuk ju nglet gjë tjetër vetëm ta lani si zakonisht.
• Shumë amvisa preferojnë të përdorin larës natyral kur bëhët fjalë për pastrimin e shtëpisë. Në qoftë se për shumë kohë keni larë xhamat me alkool dhe gazetë, tani duhet ta zëvendësoni me një larës shumë efektiv me miell misri. Në një shishe spray shtoni ujë, lëng limoni, uthull të bardhë rrushi dhe një lugë gjelle miell misri. Përzieni përbërjen derisa të tretet mielli dhe përdoreni për të larë xhamat ose pasqyrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A mund të fitoni imunitet kundër virusit nëse kaloni gripin? Ja çfarë ndodh me trupin

Hulumtimet tregojnë se disa njerëz mund të kenë antitrupa pas marrjes së ftohjes së zakonshme, që gjithashtu mund të ofrojë njëfarë niveli...

Nëse konsumoni dy thelpinj hudhra në ditë, këto janë përfitimet direkte që merrni në organizëm

Hudhra është një burim natyral i shumë ushqyesve të domosdoshëm për shëndetin e organizmit.Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e...

Zbulojeni tani: Ja kur është koha e duhur për të shtuar kripën në gatim

Kripa ka aftësinë të transformojë plotësisht shijen e gatimeve tona.Megjithatë, sfida më e madhe me kripën qëndron tek...

Del në ankand çelësi i dhomës ku jetonte Napoleoni

Çelësi i dhomës ku vd iq perandori francez, Napoleon Bonaparte do të dalë në ankand pasi u gjet në Skoci.

Recent Comments