6.1 C
Pristina
Sunday, March 7, 2021
Home KËSHILLA Ujë me sheqer, trajtimi që e përdornin gjyshet tona, këto janë efektet...

Ujë me sheqer, trajtimi që e përdornin gjyshet tona, këto janë efektet e tij pozitive për shëndetin tonë

Janë disa probleme të zakonshme shëndetësore, të cilat me pak dituri mund të trajtohen shumë lehtë duke i larguar menjëherë përmes disa kurave të thjeshta natyrale.

Shpesh ndodh që për arsye të ndryshme të kemi probleme me tensionin e ulët papritur, në momentin kur ngrihemi me shpejtësi nga vendi ku jemi ulur, marramendje apo të ndiejmë këputje të pashpjegueshme gjatë ditës.

Ndodh që pa dashur të konsumojnë një ushqim të prishur, i cili ndikon menjëherë negativisht tek organizmi duke shkaktuar helmim, e për pasojë të vjella dhe lodhje të trupit.

Por edhe ftohtje, dhimbje barku apo diarre, të cilat ndonjëherë bëhen të padurueshme e shumë të sikletshme.

Për të treja këto probleme, pra, tensionin e ulët momental, helmimin nga ushqimi dhe dhimbjet e barkut gjithashtu ka një zgjidhje natyrale.

Lehtësimi përmes ujit me sheqer

AgroWeb.org ju këshillon se me dy përbërës të thjeshtë që gjenden në çdo shtëpi, pa asnjë shpenzim e kosto mund të përdorni një trajtim shumë të thjeshtë dhe popullor, i cili sjell një lehtësim të menjëhershëm ndërsa i jep mundësi organizmit që të rikuperohet.

Ky trajtim është përdorur në kohë si një serum natyral sidomos në rastet e helmimit nga ushqimi.

Uji me sheqer rekomandohet edhe për sportistët që bëjnë aktivitet intensive fizik pasi u jep energji dhe rigjallëron organizmin.

Përdorimi

 AgroWeb.org ju këshillon se mjafton të hidhni një një lugë çaji e pak me sheqer në një gotë me ujë, treteni mirë përmes një luge dhe më pas pijeni, sapo të ndjeni se keni marramendje apo tension të ulët.

Në rastet e helmimit nga ushqimi, pas problemeve që do të ndjeni si dhimbje barku apo të vjella, si fillim, rekomandohet që të pini thjeshtë ujë të ngrohtë (2 apo 3 gota), i cili do të provokojë të vjella në mënyrë që organizmi të pastrohet.

Pini më pas nga pak një gotë ujë me sheqer dhe qendroni shtrirë në mënyrë që organizmi të qetësohet dhe të rikuperohet.

Dhe pas disa orësh mund të pini sërish edhe një gotë tjetër ujë me sheqer.

Edhe në rastet e dhimbjeve të barkut mund të pini një apo dy gota ujë me sheqer në distancë kohore prej disa orësh dhe do të ndjeni lehtësim.

Në rastin e dhimbjeve të forta dhe të vazhdueshme duhet t’i drejtoheni patjetër mjekut për një këshillë dhe trajtim të specializuar./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kur Gjilani kishte karnavale(Foto)

Deri në mesin e viteve ‘60-të të shekullit të kaluar, në Gjilan organizohej karnavali i qytetit. Ky karnaval ka qenë i vetmi...

301 TË SHËRUAR DHE 548 RASTE ME COVID-19!

301 TË SHËRUAR DHE 548 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare...

Kush ishte mësuesi i parë i shkollës së parë shqipe

Sot shqiptarët në të gjitha shtetet ku jetojnë festojnë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.Shkolla shqipe, që njihet...

Kali i Bardhë i Uffingtonit

Në territorin e Britanisë së Madhe, veçanërisht në pjesët jugore, ka dhjetëra figura kuajsh të gdhendur në gur gëlqeror të butë. Shumica...

Recent Comments