Categories: KËSHILLA

Lëng me limon dhe xhinxher – Toniku Natyral i imunitetit

Një nga masat parandaluese që ISHP ka sugjeruar është konsumimi i sa më shumë lëngjeve, për të ndihmuar sistemin imunitar.

Në këtë periudhë zgjidhja perfekte për të ndejtur të hidratuar është konsumimi i sa më shumë lëngjeve.

Përgatitja e lëngjeve në shtëpi është një nga mënyrat më të mira se si ju mund të qëndroni të mbrojtur gjatë ditës.

AgroWeb.org ju sygjeron një nga recetat e pijeve më të shëndetëshme që do t’ju shoqërojë përgjatë këtyre ditëve ku viruset duket se po përhapen në mënyrë shqetësuese.

Përbërësit

5 limona

2 lugë gjellë lëkurë limoni e grirë

255 gr sheqer

14 gr xhinxher i grirë ose  dy copa të vogla xhinxher i freksët

1 litër ujë

gjethe mente

Përgatitja

Një nga përbërësit që e bëjnë këtë limonatë kaq të veçantë është lëkura e limonit kështu që filloni nga ky hap.

Grini imët me rende lëkurën e limonit derisa të fillojë të dukët pjesa e bardhe  e lëkurës.

Më pas vazhdoni duke shtydhur limonët derisa të mbushet një gotë e madhe me lëng.

Nëse sasisa e parashikuar në këtë recetë nuk mjafton për të mbushur gotën përdorni limonë shtesë.

Përzieni në një enë lëngun e limonit me lëkurat e grira, sheqerin dhe xhinxherin.

Xhinxheri mund të jetë në pluhur ose i freskët, por kjo nuk do të ndikojë në shijen e pijes tuaj në asnjë rast.

Hidhini ujë të nxehtë përbërësve  dhe trazojini derisa sheqeri të shkrihet plotësisht.

Pasi sheqeri të jetë shkrirë mbulojeni enën me kapak dhe lëreni të pushojë derisa të arrijë temperaturë ambienti.

Më pas futeni në frigorifer për 3 orë në mënyrë që përbërësit të marin shijen e njëra tjetrës.

Vendoseni në enën në të cilën doni ta shërbeni dhe shtojini disa gjethe mente.

Limonata me xhinxher mund të konservohet në frigorifer deri në katër ditë.

Mënyra më e mirë e konsumimit të saj është ta përgatisni të freskët sa më shpesh të jetë  e mundur./

In For Culture

Recent Posts

Gjon Mili, fotografi shqiptar që çuditi Hollywood-in

Gazeta  franceze “Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8,…

13 mins ago

Arnold von Harff: Si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në…

2 hours ago

Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është…

2 hours ago

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke…

2 hours ago

Tipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë e duarve

Tipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë e duarveTipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë…

3 hours ago

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin…

6 hours ago