Kopshti Zoologjik i Moskës ka njoftuar se ka ngordhur aligatori me emrin Saturn, i cili i kishte 83 vjet. Ai ndodhej në këtë kopsht që nga viti 1946.

Aligatori Saturn ishte lindur në Shtetet e Bashkuara më 1936. Ai i ishte dorëzuar pothuajse menjëherë Kopshtit Zoologjik të Berlinit. Më 23 nëntor 1943, kjo kafshë kishte arritur të ikte nga kopshti zoologjik gjatë bombardimeve të forcave aleate mbi kryeqytetin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nuk dihet si kishte mbijetuar për tri vjet, por në vitin 1946, aligatori ishte kapur nga forcat britanike dhe u ishte dorëzuar forcave sovjetike të asaj kohe, që e dërguan në Kopshtin Zoologjik të Moskës në korrik të atij viti, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

“Saturni përfaqëson një epokë të tërë për ne. Na ka parë shumë prej nesh kur kemi qenë fëmijë. Shpresojmë të mos e kemi zhgënjyer”, thuhet në deklaratën njoftuese të Kopshtit Zoologjik të Moskës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here