6.1 C
Pristina
Monday, March 1, 2021
Home KËSHILLA Vlerat e uthullës së mollës për shëndetin e fytyrës tuaj

Vlerat e uthullës së mollës për shëndetin e fytyrës tuaj

Shumë pak njerëz e dinë se uthulla e mollës është e dobishme për lëkurën. Ajo përmban përbërës që kanë një efekt pozitiv te lëkura dhe është më e lirë se shumica e produkteve të kujdesit të fytyrës me efekte të ngjashme. Pra, ndoshta është koha për të provuar uthullen e mollës në vend të pastruesve të tjere të fytyrës.

Përveç kësaj, ajo ndihmon për të parandaluar shfaqjen e  plakjes se lekures dhe puçrrave te  fytyres.

Qelizat e vdekura të lëkurës hiqen me ndihmën e acideve, të cilat gjenden në uthullen e mollës në sasira të mëdha. Aplikoni pak pambuk te ngjyer me uthull molle te holluar dhe lëreni  uthullen ne fytyrë për 20-30 minuta para se ta shpëlani fytyrën.

Ky trajtim është gjithashtu i dobishëm për puçrrat e  fytyres. Bashkimet acidike që formohen gjate prodhimit te uthullës kanë veti kunder myqeve dhe antibakteriale, prandaj ndihmojnë në parandalimin e akneve dhe infeksioneve të ndryshme të lëkurës. Uthulla e molles pastron poret e lëkurës në mënyrë që lëkura të marrë frymë dhe në këtë mënyrë parandalohen pucrrat.

PH i lëkurës është i balancuar dhe për këtë arsye lëkura nuk është e yndyrshme apo e thatë. Por kini kujdes, sepse uthulla e mollës është një produkt i fuqishëm dhe mund të dëmtojë lëkurën. Kjo është arsyeja pse është e mirë te hollohet para përdorimit dhe pastaj të aplikohet në lëkurë si një tonik.

Provoni këtë recetë me uthull molle për një fytyre më të pastër:

Përbërësit:

1 lugë gjelle uthull molle

3 lugë gjelle me ujë

Përgatitja:

Përzihet një lugë gjelle me uthull molle me mish molle me 3 lugë gjelle ujë në një tenxhere të vogël. Fillimisht lani fytyrën dhe mbi lëkurën e  lagur aplikoni përzierjen në të gjithë fytyrën me një copë pambuku te ngjyer.

Zgjedhja më e mirë për përgatitjen e kësaj recete është uthulla organike e molles, sepse vetëm kjo kategori përmban minerale, enzima dhe baktere që kanë një efekt pozitiv në lëkurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kush ishte At Zef Valentini, në studimet mesjetare shqiptare?

“Ai âsht sot albanologu mâ i madh i gjallë. Por historia e Shqipnisë do ta kujtojnë mbi të gjitha si shkenctarin, që...

Si ta luftoni mungesën e vitaminës D gjatë dimrit

Vitamina D është vitamina, e cila ndihmon zhvillimin sa më të mirë të eshtrave, dhëmbëve dhe muskujve. Mirëpo problemi është se niveli...

Ujë i nxehtë apo i ftohtë për larjen e dhëmbëve?

Larja e dhëmbëve është një pjesë shumë e rëndësishme e higjienës së përditshmeNëse nuk i lan dhëmbët shpesh...

Recent Comments