Shumë pak njerëz e dinë se uthulla e mollës është e dobishme për lëkurën. Ajo përmban përbërës që kanë një efekt pozitiv te lëkura dhe është më e lirë se shumica e produkteve të kujdesit të fytyrës me efekte të ngjashme. Pra, ndoshta është koha për të provuar uthullen e mollës në vend të pastruesve të tjere të fytyrës.
Përveç kësaj, ajo ndihmon për të parandaluar shfaqjen e plakjes se lekures dhe puçrrave te fytyres.
Qelizat e vdekura të lëkurës hiqen me ndihmën e acideve, të cilat gjenden në uthullen e mollës në sasira të mëdha. Aplikoni pak pambuk te ngjyer me uthull molle te holluar dhe lëreni uthullen ne fytyrë për 20-30 minuta para se ta shpëlani fytyrën.
Ky trajtim është gjithashtu i dobishëm për puçrrat e fytyres. Bashkimet acidike që formohen gjate prodhimit te uthullës kanë veti kunder myqeve dhe antibakteriale, prandaj ndihmojnë në parandalimin e akneve dhe infeksioneve të ndryshme të lëkurës. Uthulla e molles pastron poret e lëkurës në mënyrë që lëkura të marrë frymë dhe në këtë mënyrë parandalohen pucrrat.
PH i lëkurës është i balancuar dhe për këtë arsye lëkura nuk është e yndyrshme apo e thatë. Por kini kujdes, sepse uthulla e mollës është një produkt i fuqishëm dhe mund të dëmtojë lëkurën. Kjo është arsyeja pse është e mirë te hollohet para përdorimit dhe pastaj të aplikohet në lëkurë si një tonik.
Provoni këtë recetë me uthull molle për një fytyre më të pastër:
Përbërësit:
1 lugë gjelle uthull molle
3 lugë gjelle me ujë
Përgatitja:
Përzihet një lugë gjelle me uthull molle me mish molle me 3 lugë gjelle ujë në një tenxhere të vogël. Fillimisht lani fytyrën dhe mbi lëkurën e lagur aplikoni përzierjen në të gjithë fytyrën me një copë pambuku te ngjyer.
Zgjedhja më e mirë për përgatitjen e kësaj recete është uthulla organike e molles, sepse vetëm kjo kategori përmban minerale, enzima dhe baktere që kanë një efekt pozitiv në lëkurë.