Categories: KURIOZITETE

Kur është hera e fundit që keni parë një xixëllonjë – lexoni pse po zhduken

Është i madh malli për stinët e bukura të kaluara në natyrë, nën mantelin e qiellit plot yje dhe në praninë e xixëllonjave të cilat me shkëlqimin e tyre shpesh e bënin natën ditë.

Kur është hera e fundit që ke parë një xixëllonjë? Nëse nuk e mban mend, atëherë ka kaluar shumë kohë dhe nëse i ke parë rrallë problemi mbetet serioz.

Çfarë po ndodh në të vërtetë?

Bletët nuk janë të vetmet specie në zhdukje, pasi edhe fluturat po hasin vështirësi. Por me xixëllonjat situata është mjaft problematike.

Prej vitesh, shkencëtarët kanë paralajmëruar shuarjen e 2,000 specieve të ndryshme të xixëllonjave.

Nuk është aspak çudi. Dora e njeriut në mjedis është shkatërrimtare. Krijesa të ndryshme ‘janë pa shtëpi.”

Xixëllonjat shumohen dhe jetojnë në pyje, pranë liqeneve dhe lumenjve, nëpër kopshte dhe lëndina.

Por kur betoni zapton çdo hapësirë të gjelbër, xixëllonjat humbasin habitatin e tyre.

Sikur betoni të mos mjaftonte, ekzistenca e tyre ndikohet për keq edhe nga pesticidet dhe ndotjet e shkaktuara nga njeriu.

Xixëllonjat rrëfejnë më së miri shëndetin e mjedisit që na rrethon.

Sipas Dokumentit Shkencor Mbi Xixëllonjat, ato po shuhen në mbarë botën si rezultat i degradimit dhe humbjes së habitatit të tyre, ndotjes së lumenjve, përdorimit në rritje të pesticideve dhe ndotjes së vazhdueshme të ndriçimit në zonat e banuara nga njerëzit.

Xixëllonjat janë pjesë e trashëgimisë së biodiversitetit. Ato janë krijesa ikonë dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shumë kultura dhe qytetërime.

Këto insekte fluturuese janë si zanat e përrallave. Ato janë epitoma e mbrëmjeve më të bukura verore dhe dashuria e parë me mrekullitë e natyrës për shumë prej nesh.

Nëse humbasim xixëllonjat, do të këpusim njëherë e mirë atë fillin e hollë që na lidh me magjinë e nënës natyrë dhe botës së mrekullueshme të saj. Njeriu nuk mundet ta përballojë një humbje të tillë, sado e parëndësishme në dukje.

Ajo që ne mundemi të bëjmë është të krijojmë mundësi nëpër kopshtet tona për xixëllonjat duke:

shmangur përdorimin e kimikateve.

lejuar krimbat dhe kërmijtë të shërbejnë për ushqimin e larvave të xixëllonjave

fikur dritat e verandave apo kopshteve

krijuar bimësi të bollshme për to.

Këto hapa mund të duken të rëndomtë, por ruajtja e xixëllonjave ka shumë rëndësi. Habitatet e xixëllonjave shfrytëzohen edhe nga shumë krijesa të tjera të natyrës si zvarranikët, zogjtë, amfibët dhe shumë specie të tjera.

Sa më shumë krijesa të natyrës të humbasim aq më pak do të investohemi në aspektin emocional.

Xixëllonjat janë të domosdoshme të vazhdojnë misionin e tyre si ambasadorë të magjisë së natyrës.

In For Culture

Recent Posts

Kulturë ILIRE në gadishullin Italik

Shkruan: Preveza ABRASHI Megalitiket ILIRE Montalbano në Apulia shek XV-XIII para Kr. Apulia ishte e…

24 mins ago

Këto perime e largojnë fryrjen e stomakut

Nëse ka këshillë që pranohet nga të gjithë ekipet e ekspertëve është që njeriu duhet…

33 mins ago

Keni pyetur pse disa vezë janë kafe dhe disa të bardha? Ja përgjigjia

Keni pyetur ndonjëherë se pse disa vezë janë të bardha dhe disa kafe? Ngjyra e…

20 hours ago

E habitshme, ja pse nuk duhet të pini ujë në këmbë

Çdo ditë trupi humb sasi të madhe uji, prandaj është shumë me rëndësi që uji…

20 hours ago

Kur Musolinit i ngeci makina në baltë në Shqipëri (Foto)

Media greke “iEllada.gr” ka postuar disa fotografi të rralla të Benito Musolinit, gjatë vizitës së…

21 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten? Ja pse bilardoja është jeshile, topat e tenisit të verdhë e tapeti i ceremonive i kuq!

A keni pyetur ndonjëherë veten, se pse uniformat e mjekëve janë të bardha dhe ato…

21 hours ago