Shpesh na ndodh të humbim sinjalin kur jemi të lidhur me WiFi. Nëse kjo gjë na ndodh derisa jemi duke bërë diçka të rëndësishme, atëherë acarohemi me të vërtetë shumë.Ju keni dy opsione për këtë situatë, për të vënë në praktikë trukun që do ta mësoni tani ose ta blini një “ripitër”, transmeton lajmi.net.

Zgjedhja e formës së parë është shumë më efektive dhe më e përballueshme.

Kjo metodë shtëpiake mund të përforcojë sinjalin në atë cep të dhomës ku është i dobët.

Çfarë duhet të bëni?

Instruksionet:

Një kanaçe e pijeve të gazuara është gjithçka që iu nevojitet. Hiqni pjesën unazore të saj dhe hiqni tërësisht pjesën e poshtme dhe lini një hapësirë rreth 5 cm në pjesën e sipërme.

Priteni në atë gjatësi për ta hapur atë, futni antenën tuaj të ruterit nëpër të gjithë pjesën ku del pija dhe pastaj ngjiteni kanaçen për ruteri me ngjitës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here