Tashmë InforCulture.info ka raportuar që ka filluar projekti për trajtimin e qenve endacakë përmes metodës KSVL (kapje, sterelizim, vaksinim, lëshim).
Fondacioni për të Drejtat e kafshëve është autorizuar si organizatë e shoqërisë civile nga AUVK që në këtë projekt të jetë në cilësinë e monitoruesit, sa i përket mirëqenies së kafshëve dhe trajtimit të dinjitetshëm të tyre.
Poashtu është bërë publike në listë me të gjitha subjektet veterinare që janë kontraktuar për këtë projekt për të gjitha regjionet e Kosovës.
Listën e veterinarëve për çdo qytet,të kontraktuara për projektin “Menaxhimi dhe kontrolli I qenve endacak” mund ta gjeni në foton dhe linkun e mëposhtëm,përcjell Inforculture.Info