6.1 C
Pristina
Friday, January 15, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Çka shkruante në pllakën mbi derën e shtëpisë së Pren Calit (Foto)

Çka shkruante në pllakën mbi derën e shtëpisë së Pren Calit (Foto)

InforCulture sjellë një fotografi ku shihet mbishkrimi mbi pllakën e shtëpisë së Prek Calit, ku sipas pllakës ajo shtëpi banimi kishte filluar të ndërtohej në vitin 1918 dhe kishte mbaruar në 1920. /InforCulture.info

Preka u lind në Malin e Jushit në Rranzat e Bushatit të NënShkodrës, fëmija i parë i Cal Metit dhe Rudes[1] të trungut Hasanaj-Selmanaj. Kishin pasur një vajzë e tre djem. I pari ishte Preka, Toma, që nuk e pati jetën e gjatë, mbasi si fëmijë u mbyt ujërat e lumit Buna. Një tjetër fatkeqësi, rëndoi familjen Cali, moshën 21 – vjeçare, djali i tretë, me armë zjarri aksidentalisht humbet jetën. Motra e vetme e Prekës, Lula, kur u rrit u martua në Rapsh të Hotit me Syn (Gjelosh) Mashin.
Preka gjatës jetës së tij u martua dy herë. Me gruan e parë, Dranden, jetoi shumë pak sepse ajo vdiq e re, nga sëmundja më e përhapur e kohës në Malësi, që ishte tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen në moshën 4 vjeç. Për së dyti u martua me Pashkë Prekën, nga familja e Gjekë Selcës, me të cilën nuk pati fëmijë

Në vitet 1908 – 1911 e 1912 udhëhoqi kryengritjet antiosmane në krye të kelmendasve. Më 1914 mbështeti qeverinë e Princ Vidit. Në krye të një çete malësorësh në gusht të 1920 mori pjesë në Luftën e Koplikut në cilësinë e komandantit.
Gjatë Lëvizjes së qershorit u radhit në krahun e Fan Nolit, duke hyrë në Tiranë më 11 qershor 1924 në krye të malësorëve të vet. Gjatë qeverisjes jetëshkurtër të Nolit, shërbeu si komandant i forcave të Malësisë së Madhe.

Pas kthimit të Ahmet Zogut dhe zgjedhjes së tij president, Prekë Cali u internua për rreth tre vjet në qytetin e Gjirokastrës. U lirua me ndërhyrjen e Át Anton Harapit, dhe pas Shpalljes së Mbretërisë më 1928 u gradua kapiten rezervist dhe për shumë vjet kreu detyrën e sigurimit të qetësisë publike dhe ruajtjes së kufijve të Kelmendit. Më vonë u zgjodh komandant i xhandarmërisë për Malësinë e Madhe.
Më 1945 mori pjesë në Kuvendin e Brojës, mbledhur më 13 janar 1945, për të organizuar rezistencën antikomuniste. Udhëhoqi kryengritjen e Kelmendit që u zhvillua më 12 dhe 13 janar të vitit 1945. Pas dështimit të saj, më 17 janar iu dorëzua Batalionit IV të Brigadës XXIII.
Gjyqi kundër Calit filloi më 28 shkurt 1945, u akuzua se «në bashkëpunim me gjeneral Parianin dhe Melonin, duke përgatitur pushtimin e vendit nga Italia fashiste, se ka bashkëpunuar me regjimet e kaluara, se ka qenë armik i përbetuar i lëvizjes Nacionalçlrimtare». U pushkatua mëngjesin e 25 marsit të po atij viti pas murit të varrezave të Rrëmajit në Shkodër bashkë me trembëdhjetë burra të tjerë, ndër to edhe Dom Ndre Zadeja.

Më 15 gusht të po atij viti, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Malësisë së Madhe, urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. Ky urdhër u përsërit nga po ky komitet edhe më 25 prill 1946.[3]
Pas pushkatimit e shoqja u detyrua të braktisë kullën në Vermosh, të cilën e përvetësoi pa të drejtë regjimi, për nevoja të veta ushtarake. Pashka, mundi të gjente strehim në shtëpinë e malësorit Dak Lucit, gruaja e të cilit Gjystja, ishte mbesa e Prekë Calit, ku, qëndroi për shumë vite deri sa mbylli sytë në fund të viteve ’60.

InforCulture sjellë një fotografi ku shihet mbishkrimi mbi pllakën e shtëpisë së Prek Calit, ku sipas pllakës ajo shtëpi banimi kishte filluar të ndërtohej në vitin 1918 dhe kishte mbaruar në 1920. /InforCulture.info

FILLIM 1918 (në mes të rreshtit të parë është vendosur shqiponja dykrenare e flamurit kombtar) MARIM 20 (1920)

ZOTNI PRENK PREK CALI SHQIPTAR

MKA VOJT 700 QESE

KUSH MOSTJET MET DREJT SHQIP..(tar)

MOS I VOFT RRUGA E MARË

USTA DESTAN

Në fund të këtjë mbishkrimi është vendosur kryqi si simbol ilir i djellit. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Martesa, fejesa, paja, miqësia, gruaja, burri, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga “Kanuni i Lekë Dukagjinit”

Percaktimi e mëndyrët e Martesës.. 28. Percaktimi i Martesës në Kanun.M’u martue më kanun...

Panorama më e bukur në Gjermani e cila shihet nga kjo urë…

Në Gjermani ndodhet një vend me të vërtetë fantastik, ku natyra dhe vepra e njeriut ndërthuren duke krijuar një kryevepër, e cila...

“Nip i Pellazgut, o komb i vjetër! Nga ti më i vjetër nuk ndodhet tjetër!”

Disa thënje nga klerikë fetarë shqiptarë që tërë jetën e tyre i'a kushtuan jo vetëm fesë por edhe çështjes kombëtare! /InforCultutre.info

Raportimet e gabuara për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe debatet për flamurin, simbolin kombëtar

Simboli ynë Kombëtar, flamuri është përfshirë këto ditë nga një valë debati mbi vërtetësinë e asaj që Shteti shqiptar ka opërdorur si...

Recent Comments