Categories: SOCIALE

4 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

NJËZET E DY TË SHËRUAR DHE KATËR RASTE ME COVID-19!

Sot më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej katër (4) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet: Rahovec dhe Zhur-Prizren.

Sot më 04 maj 2020, janë shëruar 22 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 403 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 8.541 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 855 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes (1 rast i vdekjes më 03 maj në Zubin Potok).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 04 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.612.308 raste të COVID-19 dhe 250.141 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

In For Culture

Recent Posts

Me plis në Paris edhe në vitet e 60’ta(Foto)

Shqiptarët edhe në vitit e 60’ta kishin shkuar me Plis në Paris. Këtë e dëshmon…

39 mins ago

Pse është keq të derdhësh kripën?

KISHA APO DA VINÇI?.. Në Mesjetë, kripa cilësohej si burim i çmuar. Kushtonte shumë dhe…

11 hours ago

Duhet ta dini që falë këtij gjeniu, e gjithë bota na quan Albania

Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy…

15 hours ago

E dini pse aeroplanët janë të lyer me ngjyrë të bardhë? Nuk jua pret mendja

Çdo kompani avionësh ka logon edhe emrin e saj në bishtin e aeroplanit, por shumica…

16 hours ago

E dinit cili është shteti më i vjetër në Evropë?

Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë, vend ky që nuk ka ndryshuar emrin…

16 hours ago

Cilat janë ushqimet që shkaktojnë dhimbje koke – Çfarë duhet të bëni

Nëse vuani vazhdimisht nga dhimbjet e kokës apo migrena, atëherë një nga shkaktarët mund të…

17 hours ago