‘’Falë t’koft’ gjaku,..Paç faqen e bardhë,..Për hajr falja e gjakut’’.., qenë shprehjet më të bukura që shqiptarët në Kosovë i dëgjuan në fillim të vitëve të 90ta. /InforCulture.info

Në fillim të vitëve 1990 filloi aksioni gjithpopullor i pajtimit të gjaqeve në Kosovë. Ky aksion mori përmasa gjithpopullore dhe u mbajt nëpër shumë vende  anë e mbanë Kosovës. Pajtimi i gjaqeve filloi si nismë studentore nga një grup i studentëve të Univeristetit të Prishtinës, e që më pas u përkrah edhe nga profesorë,intelektualë, atdhetarë, prijës fetarë dhe nga të gjithë ata të cilët dëshironin të jepnin kontributin e tyre në një nismë kaq të nevojshme për kohën, kur bashkimi shqiptar ishte doemos i nevojshëm përball një regjimi të egër jugosllav.

Me gjithë këtë përkrahje popullore aksioni i pajtimit tashmë ishte shëndrruar  në një levizje gjithëpopullore ku në krye të saj me insistimin e nismëtarëve kishin vendosur plakun e urtë Anton Çettën, e krahë tij gjithmonë qëndoronte Zekeria Cana, e shumë akademikë, profesorë e intelektualë të kohës.

Falja e gjaqeve ne Drenice, ku ishte i pranishem edhe komandanti legjendar Adem Jashari.

Tubime madhështore u organizuan anë e mbanë Kosoves e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës etj.

Shqiptarët zgjatën dorën e pajtimit, at’hër kur i’u bë thirrja për pajtim, e falën gjakun e vrasjes, varrimit-plagesës a të ngatrresës. Shkelën kodin e të drejtës doksore mijëvjeqare të tyre ku thuhet se: ‘’Gjaku lahet vec me gjak’’.., e shkelën për hirë të atdhut, për hirë të flamurit, për hirë të Anton Çettës  e Ibrahim Rugovës, për hirë të studentëve që ishin motorri i cdo lëvizje atdhetare, për hirë të frymzimit për luftë clirimtare, shqiptarët e falën gjakun e më të dashurve të tyre për Kosovën.

Më poshtë kemi bashkangjitur dokumentarin nga emisioni arkivi në RTK ‘’Falja e gjaqeve 1990’’. /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here