Shtëpia është ambienti në të cilën gjithësecili gjen rehatinë dhe qetësinë në fund të ditës. Dhe ku ka më mirë se të qetësohesh në kopshtin tënd. Ambjentet e jashtme janë pjesë e domosdoshme e shtëpisë, të cilat përdoren në të katër stinët e vitit. Ndaj është e rëndësishme, të zgjidhni me kujdes materialet dhe t’i izoloni.

Në këtë artikull, Dritare.net ju tregon një shumëllojshmëri rrugica kopshtesh që janë zbukuruar me guralecë, të cilat mund t’ju ndihmojnë duke ju dhënë ndonjë ide.

Arti mozaikëve është i vjetër më shumë se 4000 vjet. Megjithatë ishin grekët ata që e ngritën artin me guralecë në një nivel më të lartë, diku në shekullin e VIII. Qysh prej asaj kohe, arti vazhdon të krijohet dhe të shihet kudo rreth ndërtesave të famshme, qendrave të biznesit dhe shtëpive të shumë njerëzve.

Shihni galerinë e mëposhtme dhe inspirohuni nga fotot, ndoshta vendosni t’i jepni edhe ju një tjetër pamje kopshtit tuaj./a.f/Dritare.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here