Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë nxjerrë udhëzime të reja ku rekomandojnë përdorimin e maskave mbrojtëse, në ambjente publike. Shumë prej nesh i blenë maskat në farmaci, ndërsa të tjerë zgjedhin t’i qepin vetë. Për këtë aryse, dritare.net do ju tregojë se çfarë duhet të dini përpara se të qepni një të tillë.
Jo të gjithë maskat janë efektive për t’ju mbrojtur nga koronavirusi. Hulumtimet kanë treguar se maskat duhet të jenë me endje të trashë dhe të ngushtë në mënyrë që të bllokohet hyrja e grimcave virale në hundë dhe gojë.
Pas testimit të maskave të bëra me një shumëllojshmëri të pëlhurave të ndryshme, studiuesit zbuluan se maskat më efektive janë bërë me një pambuk me të paktën 180 fije.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të dini si të qepni, që maska të punohet mirë që të jetë efektive.
Maskat e qepura mund të përdoren shumë herë, nëse i lani. Mënyra më e mirë për t’i larë sipas CDC është në lavatriçe me ujë të nxehtë, ilaç të mirë dhe proces të gjatë./E.B-dritare.net