6.1 C
Pristina
Saturday, March 6, 2021
Home SOCIALE 10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë,31 të tjerë të shëruar

10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë,31 të tjerë të shëruar

TRIDHJETË E NJË TË SHËRUAR DHE DHJETË RASTE ME COVID-19!

Sot më 28 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan),
dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.

Sot më 28 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e një (31) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e tridhjetë e dy (232) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 28 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.955 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e nëntëdhjetë (790) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.110.702 raste të COVID-19 dhe 215.231 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Hoteli i parë në hapsirë pritet të hapet në vitin 2027

Ëndrra e udhëtimeve në drejtim të hapësirës, po bëhet gjithnjë e më e prekshme, sidomos tani që hoteli i parë në hapësirë...

Letër e Skënderbeut drejtuar Princit të Tarantos(Foto)

Për më tepër, ju ofenduat popullin tonë dhe e krahasuat me “dele shqiptare” dhe sipas zakonit tuaj mendoni për ne me terma...

Çfarë shkroi, Georg von Hahn për pellazgët?

Kur Johann Georg von Hahn shkruante në 1854: “….Disa shenja tregojnë që kur pellazgët zunë vend në Europë, ata kishin njëfarë kulture...

Si “asfaltoheshin” udhët në Shqipërinë e vitit 1916!!(FOTO)

Dihet se si asfaltohen udhët në ditët moderne,megjithëse tek ne nuk është se shtrohen me asfaltin me asfaltin ma kualitativ ,ato duken...

Recent Comments