6.1 C
Pristina
Wednesday, January 20, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Shkrimi i 1885 në gazetën Franceze: Gratë suliote, këto heroina shqiptare me...

Shkrimi i 1885 në gazetën Franceze: Gratë suliote, këto heroina shqiptare me një fund tragjik

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, me 6 tetor 1885, në faqen n°2, një shkrim që trajton rolin e grave në luftë dhe mban titullin « Les femmes soldats – Gratë ushtare ».

Francezja rrëfen se gratë suliote kanë frymëzuar edhe ato të Rumelisë për të luftuar kundër turqve. Ajo vë në dukje trimërinë e sulioteve dhe nuk harron të theksojë origjinën e tyre shqiptare.
« …Me padyshim se gratë e Rumelisë janë kujtuar për rolin e lavdishëm që kanë lujatur gratë e vendeve fqinje më pak se para njëqind viteve.

Këto gra ishin Suliotet.

Suliotët ishin shqiptarë që u tërhoqën në male bashkë me bagëtitë e tyre dhe formuan një Republikë të vogël. Numri i tyre ishte rreth shtatë mijë. Në 1789 dhe 1790, ata u ngritën kundër turqve, të cilët dëshironin t’i nënshtronin sërish.

Gratë Suliote ndoqën burrat në luftë ; ato u sillnin atyre ushqim, municione, dhe, nëse ishte e nevojshme, luftonin me ta. Njëra nga ato, Moscho Tsavellas (Mosko Xhavella), gruaja e njërit prej udhëheqësve kryesorë (e ka fjalën për Llambro Xhavellën), çau me sopatë tri arka plot me fishekë, mbushi përparësen e saj, mori pushkën dhe u vërsul përballë turqve*, e mbështetur nga një batalion i shoqeve të saj. Të inkurajuar nga vrulli i tyre, katërqind Suliotë nxituan bashkë me to mbi armikun, i cili u tërhoq, duke lënë më shumë se tre mijë të vdekur në fushë.

Në 1800, Turqit dëshiruan të merrnin hak. Për fat të keq, kësaj here pati tradhtarë midis suliotëve, dy tipa të mjerueshëm shitën vendin e tyre, dhe, nëpërmjet tyre, turqit kapërcyen pengesat. Lufta zgjati me ditë të tëra.

Gratë, të cilat rezistonin, u masakruan masivisht, dhe ato që mundën të largoheshin, njëqind e gjashtëdhjetë, u ngjitën në majat e shkëmbinjëve, prej të cilëve u hodhën në humnerë me fëmijët e tyre. »

Burimi: www.darsiani.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si të heqim njollat e mykut në mure dhe tavanet e shtëpisë

E keni vënë re që nëse e mbani shtëpinë mbyllur për disa kohë, befas shfaqen disa njolla të shëmtuara myku në mure,...

Jeta sekrete e Fidel Kastros – Kujtimet e truprojës

Për 17 vjet, Juan Reinaldo Sanchez ka qenë pjesë e një skuadre elitë të specialistëve kubanë të sigurisë, të ngarkuar për mbrojtjen...

Letra sekrete Princ Vidit, çfarë i shkruante Bajram Currit – Nga VELI HAKLAJ

Sipas kujtimeve të Tafil Boletinit, Bajram Curri dhe Isa Boletini erdhën nga Shkodra mbasi mbaruen ceremonitë zyrtare. U pranuen në një audiencë të posaçme...

LOUIS ARNAUD MË 1912 – SHQIPËRIA ËSHTË MË E LASHTË SE VETË EVROPA

Është një letër e shkruar për gazetën franceze “La Croix”‘ (“Kryqi”), nga i dërguari i posaçëm i saj në Athinë jo...

Recent Comments