6.1 C
Pristina
Monday, March 1, 2021
Home KËSHILLA Mund ta përkeqësojnë gjendjen: Këta katër artikuj shmangni nëse keni inflamacion

Mund ta përkeqësojnë gjendjen: Këta katër artikuj shmangni nëse keni inflamacion

Hulumtimet tregojnë që me ushqim në masën e caktuar mund të kontrollohen proceset inflamatore në trup, të cilat shfaqen nga infeksionet

Shumica e artikujve është treguar që mund të pengojnë inflamacionin, ndërsa artikujt e tjerë mund të përkeqësojnë gjendjen, të shkaktojnë komplikime dhe shërim të ngadalësuar.

Ekspertët shëndetësorë kanë veçuar katër artikuj, të cilët do të duhej t’i shmangni nëse keni inflamacion, transmeton Telegrafi.

Mishi i kuq

Mishi përmban nivel të lartë të thartirës arakidonike dhe yndyra të ngopura të cilat i kontribuojnë inflacionit. Mënyra se si ta shmangni është konsumimi i më shumë artikujve bimorë.

Ushqimi i bazuar në bimë zakonisht përfshin shumë perime me fletë të gjelbra të cilat kanë veprim kundër inflamacionit dhe zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i një sërë sëmundjesh.

Thartirat transyndyrore

Shumica e brendeve nga deklaracionet kanë hequr emrin “transyndyror” dhe e kanë zëvendësuar me emrin “yndyra të hidrogjenizuara. Fjala është për substancat të cilat mund të përkeqësojnë inflamacionin sistematik në trup.

Karbohidratet e rafinuara

Drithërat e rafinuara bëhen me eliminimin e lëvores dhe mugullit të kokrrës, ndërsa eliminohen vitaminat, mineralet, fibrat dhe nutrienët e tjerë. Nga to nuk është e vështirë të ngopeni, ndërkaq lehtë shndërrohen në yndyra.

Teprica e yndyrave është tepricë e kilogramëve të cilët çojnë në inflamacione kronike. Studimet kanë treguar që konsumimi i drithërave të plota ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit në trup.

Sheqeri

Sheqernat në çokollata, fjolla apo në pije me kafeinë nga qeset, vetëm sa do të forcojnë simptomat e inflamacionit.

Kjo nuk ka të bëjë me pemët, perimet, drithërat, produktet e qumështit dhe mjaltin, të cilat kanë cilësi kundër inflamacionit. Flitet për sheqerin të cilin e shtojmë në ushqim dhe pije për t’i ëmbëlsuar edhe më shumë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kush ishte At Zef Valentini, në studimet mesjetare shqiptare?

“Ai âsht sot albanologu mâ i madh i gjallë. Por historia e Shqipnisë do ta kujtojnë mbi të gjitha si shkenctarin, që...

Si ta luftoni mungesën e vitaminës D gjatë dimrit

Vitamina D është vitamina, e cila ndihmon zhvillimin sa më të mirë të eshtrave, dhëmbëve dhe muskujve. Mirëpo problemi është se niveli...

Ujë i nxehtë apo i ftohtë për larjen e dhëmbëve?

Larja e dhëmbëve është një pjesë shumë e rëndësishme e higjienës së përditshmeNëse nuk i lan dhëmbët shpesh...

Recent Comments