6.1 C
Pristina
Wednesday, January 27, 2021
Home SOCIALE 51 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

51 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

NËNTË TË SHËRUAR DHE PESËDHJETË E NJË RASTE ME COVID-19!

Sot më 19 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 295 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej pesëdhjetë e një (51) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, tre (3) nga Vojnovc-Shtime, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë.

Sot më 19 prill 2020, janë shëruar edhe nëntë (9) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e dy (102).

Nga data 08 shkurt deri më 19 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4.656 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej pesëqind e gjashtëdhjetë e një (561) me dymbëdhjetë (12) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.123 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.393.032 raste të COVID-19 dhe 164.485 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Rapsodia e Drenicës në gurët e varreve të Aqarevës

Haxhi MEHMETAJVarreza e kulturës shqiptare më varret e lashta, ku kryhet varrimi deri në ditët e sotme,...

Sali Jaha i Rugovës: Bajraktar i emëruar nga vet rugovasit dhe nga pushteti osman

Sali Jaha lindi në vitin 1803 në Koshutan të Rugovës. Sali Jaha si 14 vjeçar inkuadrohet në luftë për mbrojtjen e atdheut nga sulmet...

Zbuloni arsyen se përse nuk duhet ta karikoni telefonin tuaj në makinë

Një nga zakonet e shumë njerëzve në lidhje me përdorimin e telefonit të tyre celular është ta vendosin për karikim në makinë...

Nuk duhet ta përsërisni më/ Ky është gabimi fatal që ju krijon rrudha rreth syve

Siç e dimë, koha kalon dhe rrudhat vijnë. Por nuk është vetëm mosha që është “përgjegjëse” për rrudhat, por dhe mënyra e...

Recent Comments