Një buzëqeshje që shndrrin është ajo që të gjithë e duan, por që vështirë ta kenë. Nëse keni pamundësi për t’ju drejtuar dentistit tuaj, ky artikull ju tregon sesi fare lirë dhe me përbërës që na gjenden të gjithëve në shtëpi, mund të zbardhni dhëmët.
Lëkura e bananes:
Bananet janë një burim vlerash ushqimore për organizmin tonë. Por edhe lëkura e tyre mund të na shërbejë. Me lëkurën e bananes, mund të fërkojmë dhëmbët për 2 minuta e më pas i lajmë me pastën e zakonshme. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë dhe pas një kohe të shkurtër, rezultatet e para janë të dukshme. Zbardhja e dhëmbëve me lëkurën e bananes ndodh për shkak të mineraleve si kaliumi, magnezi dhe mangani, të cilat gjenden me shumicë tek ky frut.
Lëkurë dhe lëng limoni:
Acidi acetik që gjendet në nivel të lartë tek limoni vepron si zbardhues. Mjafton të fërkoni dhëmbët me lëkurën apo të lyeni dhëmbët me lëngun e limonit të përzier me ujë (në masa të barabarta). Kujdes! Këshillohet që kjo metodë të mos përdoret më shumë se dy herë në javë, pasi mund të dëmtojë smaltin.
Karrotat:
Kur konsumohen të freskëta dhe të pagatuara, karrotat veprojnë si pastrues për dhëmbët. Ato vrasin bakteret e gojës dhe i bëjnë dhëmbët më të bardhë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, do të keni mishra më të shëndetshëm dhe më pak baktere që shkaktojnë erën e keqe.
Soda e bukës:
Kjo është mënyra më e sigurt dhe më e shëndetshme për të zbardhur dhëmbët dhe për këtë janë dakord të gjithë dentistët. Soda largon njollat dhe mbron smaltin. Mjafton të përzieni pak sodë buke me kripë dhe me masën e krijuar të fërkoni dhëmbët duke përdorur një furçë të butë. Buzëqeshja do të jetë rrëzëllitëse dhe ndjesia e pastërtisë në gojë do të zgjasë gjithë ditën.