Në vitin 1978 në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës është prodhuar traktori i parë në Shqipëri. /InforCulture.info
Traktori i parë shqiptar, i njohur si produkt “Made in Albania” e ka fillimin e tij në vitin 1978, kur pas ngritjes së Kombinatit mekanik të Auto-traktorëve, nisi me prodhimin e pjesëve të para të këmbimit për motorët e automobilave dhe të traktorëve.
Traktori i parë shqiptar, tip DT-54, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe zyrtarisht, është përuruar më 16 tetor 1978. Daton në 16 tetor, pikërisht në ditën e 70 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, dhe kjo është sanksionuar edhe në një pllakat të vendosur në ballinën e traktorit. /telegrafi.com
Më poshtë kemi hedhur një video të shkurtër të vitit 1978 më rastin e përurimit të traktorit të parë në Shqipëri. /inforculture.info


