Categories: KURIOZITETE

Studimi befasues për të gjithë ata që janë alergjikë ndaj qenushëve

I dashuroni qenushët, por e gjeni veten duke teshtitur papushim teksa gjendeni afër tyre? Mund të ketë një zgjidhje për të një pjesë të mirë të njerëzve që janë alergjikë ndaj qenve

“Deri në 30% e njerëzve që janë alergjikë ndaj qenve, janë në të vërtetë alergjikë ndaj një proteine specifike që gjendet në protastët e qenit,” tha Dr. Lakiea Wright, një specialiste e alergjive në Brigham and Women’s Hospital në Boston.

Proteina u identifikua disa vite më parë ndërsa testi i besueshëm mbi alergjitë nga kjo proteinë u miratua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave në maj të 2019-s.

“Nëse jeni alergjikë ndaj kësaj proteine specifike, që gjendet te qentë meshkuj, atëherë mund të mbani një qen femër,” shpjegon Wright.

Alergjitë nga kafshët me gëzof janë të zakonshme, veçanërisht te njerëzit që vuajnë nga astma ose janë alergjikë nga poleni ose pluhuri. Nuk janë qimet e kafshëve ato që shkaktojnë reaksione alergjike.

Proteinat e pranishme në urinën apo pështymën e kafshëve sjellin reagime të sistemit imunitar. Deri tani, shkenca ka identifikuar gjashtë elementë që mund të shkaktojnë alergji nga qentë.

Lajmi i mirë është se nëse jeni alergjikë vetëm nga proteina e njohur si Can f 5, atëherë jeni alergjikë vetëm nga qentë meshkuj. Për të testuar se çfarë e shkakton alergjinë tuaj, kontaktoni me specialistin e alergjive. /

In For Culture

Recent Posts

Sa kohë i duhet njerëzimit të zbulojë një vaksinë / Shembuj historik

Në të gjithë botën, shkencëtarët po punojnë me shpejtësi rekord për të zhvilluar një vaksinë…

3 hours ago

Si të përdorni sodën e bukës për flokë të gjatë e të shëndetshëm

Flokët janë një pjesë shumë e brishtë e trupit të njeriut por shumë i rëndësishëm…

3 hours ago

Gjon Mili, fotografi shqiptar që çuditi Hollywood-in

Gazeta  franceze “Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8,…

3 hours ago

Arnold von Harff: Si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në…

5 hours ago

Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është…

5 hours ago

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke…

6 hours ago